By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
Ballina 1Lajme

Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 11:21 AM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të kenë një takim të nivelit të lartë politik në Bruksel më 27 shkurt. Në fokus të takimit do të jetë propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti tha në fillim të këtij muaji se Kosova e pranon planin evropian. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë ende nuk ka deklaruar nëse e pranon propozimin apo jo zyrtarisht. Mirëpo, sipas deklaratave të tij, marrëveshja politike me Kosovën është e pamundur pa zbatimin e Marrëveshjes për Asociacion. Bashkësia ndërkombëtare nënvizon se formimi i Asociacionit është një obligim i pranuar herët, duke shtuar se propozimi evropian paraqet një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve, në të cilin synimi kryesor është përmirësimi i jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, tha se progresi drejt një normalizimi të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më urgjent se kurrë.

“Propozimi evropian, i cili bazohet në një iniciativë gjermano-franceze, është një mundësi unike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Pranimi i propozimit do të përmirësonte rrënjësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet midis vendeve”, tha ajo European Western Balkans.

Sipas saj propozimi mund të nxisë procesin e normalizimit në interes të qytetarëve të tyre. “Ai do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në BE dhe zhvillimit ekonomik. Dhe sigurisht që do të ishte një nxitje politike dhe ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili po frenohet nga kjo çështje e pazgjidhur. Të gjithë anëtarët e BE-së shpresojnë që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë këtë shans historik dhe unik. Evropa po e përqafon rajonin si kurrë më parë: krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive”, tha ajo.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova-Irlanda, nis shitja e biletave

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Manastiri ne rrethim: Murgjit barrikadohen brenda, policia kërkon leje për të hyrë
KQZ e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Arrestohet shoferi i kamionit për aksidentin në Veternik
Shërbimet ukrainase bastisin një manastir pas dyshimeve për lidhje me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?