By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, shefi i OKB-së dënon pushtimin rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, shefi i OKB-së dënon pushtimin rus
Ballina 2Rajon / Botë

Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, shefi i OKB-së dënon pushtimin rus

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 2:35 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 22 shkurt dënoi pushtimin rus të Ukrainës si shkelje të Kartës themeluese të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u debatua për miratimin e një mocioni që mbështet Kievin dhe i kërkon Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina. Ai e quajti pushtimin rus një “fyerje” për ndërgjegjen kolektive të botës.

Guterres foli edhe për kërcënimet ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

“Ne kemi dëgjuar kërcënime të nënkuptuara për përdorimin e armëve bërthamore. I ashtuquajturi përdorim taktik i armëve bërthamore është krejtësisht i papranueshëm. Është koha për t’u larguar nga ky qëndrim”, i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh.

Që kur Moska pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt të vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka lënë të kuptohet vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohet.

Dje, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se komuniteti global i ka kërkuar vazhdimisht presidentit rus, Vladimir Putin, që të mos i përdorë kërcënimet bërthamore në përplasjen e tij me Perëndimin për luftën në Ukrainë.
Në fjalimin e 21 shkurtit drejtuar kombit, Putini tha se është “i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë më 21 shkurt që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në këtë traktat.

I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.

I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Parandalimi i sëmundjeve, mbi 90 për qind e popullatës e imunizuar

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim me partitë për datën e zgjedhjeve
Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm
Tragjedi familjare, dyshohet se babai vrau vajzën e tij 15-vjeçare
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?