By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova u bën thirrje shteteve të rajonit që ta ratifikojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova u bën thirrje shteteve të rajonit që ta ratifikojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë
Ballina 1Lajme

Kosova u bën thirrje shteteve të rajonit që ta ratifikojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 3:57 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka bërë thirrje Bosnjë e Hercegovinës dhe shteteve tjera të rajonit që ta ratifikojnë sa më shpejtë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova me ratifikimin që ka bërë dje, ka treguar përkushtimin, sinqeritetin e angazhimit të saj ndaj këtyre marrëveshjeve. Dhe presim që sa më shpejtë ky shembull të ndiqet edhe nga vendet tjera anëtare”, tha Bislimi në konferencë për media, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes financiare në mes Qeverisë se Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje, të cilën Kuvendi i Kosovës e ratifikoi të enjten, më 23 shkurt, është një prej tri marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bashkimi Evropian e vlerësoi ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog që e quajti atë “një hap të rëndësishëm”.

‘‘Ky është një hap i rëndësishëm, sepse partitë politike në Kosovë janë të bashkuara për rrugën evropiane”, tha Szunyog.

Edhe pse është pritur që kjo marrëveshje të votohet në të njëjtën ditë edhe nga Bosnjë e Hercegovina, Këshilli i Ministrave i këtij vendi e ka shtyer votimin.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Pas hyrjes në fuqi, marrëveshja do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, vitin e kaluar, kanë arritur një marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

FSK realizon trajnim për përdorimin e armëve të këmbësorisë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
“Sun”: Shqipëria – vendi ballkanik plot me xhevahire të fshehura për t’u zbuluar
Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit
Sot lansohet pilot-projekti për lidhjen e qytetarit me adresë unike
Gjykata shqipton 19 vjet burgim për vrasësit e Lulzim Fejzullahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?