Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.

1Lëshimi i pëllumbave të bardhë në Prishtinë, si mesazh paqeje në përvjetorin e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.

2Një grup fëmijësh në Prishtinë me shalle me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, më 24 shkurt.

3Gaztari ukrainas i strehuar në Kosovë, Serhii Shevchenko, duke buzëqeshur, teksa në duar mban një shall me mbishkrimin “Ukraina”, më 24 shkurt.

4Flamuj ukrainas para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, më 24 shkurt.

5Flamuj ukrainas të vendosur në një rrugë të Prishtinës, më 24 shkurt.

6Një pllakat me porosinë “Liri për Ukrainën”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, më 24 shkurt.

7Një burrë duke ushqyer pëllumba në kryeqytetin e Kosovës më 24 shkurt, teksa në prapavijë shihet mesazhi i solidarizimit të Prishtinës me Ukrainën.

8Në Prishtinë më 23 shkurt në sheshet kryesore u vendosën flamujt kombëtarë të Ukrainës.

9Më 24 shkurt shënohet përvjetori i parë i nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

10Kosova u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në dënimin e agresionit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

11Përveç vendosjes së sanksioneve, Kosova ka strehuar disa gazetarë ukrainas dhe ka shprehur edhe gatishmërinë që të pranojë refugjatë ukrainas.

12Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia – që gëzon raporte të ngushta me Moskën – nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-së.

13Rusia, si aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Prishtina vazhdimisht ka shprehur frikën se Moska do të tentojë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të nxisë tensione midis Kosovës dhe Serbisë.

14Disa ditë para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, separatistët pro-rusë në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, u vetëshpallën si republika të pavarura.

15Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar situatën në Donjeck dhe Luhansk – që njihen me termin Donbas – me Kosovën. Por, ekspertët kanë thënë se paralele të tilla nuk qëndrojnë.

16Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “injorancë” përdorimin e Kosovës nga Putini si shembull për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

17Pavarësisht se Kosova, sikurse shumë shtete të botës kanë shprehur solidaritet me Ukrainën, kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

18Besohet se dhjetëra mijëra persona janë vrarë në luftën në Ukrainë. Kombet e Bashkuara thanë më herët gjatë shkurtit se ka konfirmuar mbi 8.000 viktima në mesin e civilëve, duke shtuar se numri real mund të jetë shumë më i lartë.

19Si pasojë e luftimeve të ashpra dhe sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale.