Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeBotëMomenti kur Karl Deisseroth u tregon fëmijëve të tij për Çmimin Nobel...

Momenti kur Karl Deisseroth u tregon fëmijëve të tij për Çmimin Nobel në Mjekësi

Të hënën herët në mëngjes, familja ishte në gjumë, ai po u dërgonte email-et e fundit studentëve të tij dhe po bëhej gati të shkonte në shtrat, kur telefoni ra. Stokholmi në fund të “linjës”. Ai u informua se, së bashku me dy kolegë të tij, ata ishin fituesit e rinj të Çmimit Nobel në Mjekësi.Orë më vonë, Dr. Carl Deisseroth i informoi fëmijët e tij për cmimin , duke shkaktuar një shpërthim gëzimi në shtëpi. 

Vajzat e tij bien në krahët e tij, ndërsa djali i tij, duke mos e besuar, pyet e pyet “çfarë”. 

Videoja e shkurtër nga shtëpia e tyre në Kaliforni u postua në mediat sociale nga Universiteti i Stanfordit, ku punon studiuesi 54-vjeçar – dhe ku u prit me përqafime dhe duartrokitje.

Shtëpia Deisseroth ishte plot me fotografë dhe gazetarë para se ai të shkelte këmbën. Ai ishte i lumtur, ndonëse disi i turpëruar, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke u fotografuar. Megjithatë, ai kërkoi një pushim shumë të nevojshëm nga gjithë kjo vëmendje për një… moment banal të rutinës familjare: duhej të përgatiste drekën e shkollës për fëmijët e tij që do të zgjoheshin së shpejti.

“Psikiatria as nuk ishte në hartë”

Takimi i tij me një pacient që vuante nga çrregullimi deluzional në fillim të viteve 1990 e shtyu 54-vjeçarin nga Bostoni t’i përkushtohej mistereve të trurit. Që atëherë, ai ka zhvilluar disa metoda inovative.

“Burri po më shikonte ngultas. Ai kishte çrregullim skizoafektiv dhe vuante nga iluzione të rënda. Këtë herë, ato ishin rreth meje – ai po më bërtiste; ai po fliste me zë të lartë dhe ishte i shqetësuar! Ishte fillimi i viteve 1990, unë studioja në Shkollën Mjekësore të Stanfordit dhe sapo kisha filluar stazhin tim të detyrueshëm në psikiatri. Shkova atje pa pritshmëri veçanërisht të larta, sepse tashmë e dija se çfarë specialiteti doja të ndiqja: neurokirurgji. Ishte gjëja më e vështirë që mund të imagjinoja. Të bëhesha psikiatër nuk ishte as në planet e mia”, pranon ai në një intervistë të mëparshme me revistën e KI-së “Medicinsk Vetenskap” në vitin 2015.

Momenti kur Karl Deisseroth u tregon fëmijëve të tij për Çmimin Nobel në Mjekësi-1
Foto: REUTERS/Manuel Orbegozo

Ai e përshkruan veten: “Megjithatë, kontakti me pacientët në psikiatri më bëri të rivlerësoj gjithçka. Sidomos takimi me këtë burrë. Situata shkaktoi emocione të forta dhe mendime të reja tek unë. Ishte e tmerrshme të shihja se sa shumë vuante dhe sa pak mund të bënte sistemi shëndetësor për të. Ai kishte qenë i sëmurë për shumë vite, të gjitha trajtimet e mundshme ishin provuar, asnjëra prej tyre nuk ndihmoi.

Gjithashtu u habita nga kuptimi se truri i këtij burri në fakt nuk ishte dëmtuar fare. E dija që asnjë test – as EEG, as MRI, as skanim PET, asnjë teknikë tjetër – nuk do të tregonte asgjë tjetër përveç se truri i tij ishte plotësisht normal.

Momenti kur Karl Deisseroth u tregon fëmijëve të tij për Çmimin Nobel në Mjekësi-2
Profesori 54-vjeçar merr urimet e para në internet për nderimin më të lartë – Foto: Margarita Gallardo/Stanford Medicine/Handout nëpërmjet REUTERS.

Megjithatë, ai jetonte në botën e tij paranojake. Ishte diçka tjetër, diçka më delikate që ishte e gabuar: dinamika e sistemit . Kjo më fascinoi dhe përcaktoi karrierën time. Si neuroshkencëtar, jam përqendruar në dinamikën e trurit. Pyetjet që lindën në atë takim çuan në fund të fundit në metodat dhe teknikat që kam zhvilluar: optogjenetika dhe teknika e transparencës.

Dhe si klinicist, padyshim që nuk u bëra kurrë neurokirurg, por psikiatër.”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram