By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarja ruse thotë se tentoi të kryente vetëvrasje në paraburgim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gazetarja ruse thotë se tentoi të kryente vetëvrasje në paraburgim
Ballina 2Rajon / Botë

Gazetarja ruse thotë se tentoi të kryente vetëvrasje në paraburgim

Kosova Times
Last updated: 2022/09/16 at 8:51 PM
Kosova Times Published September 16, 2022
Share
SHARE

Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko, e cila u arrestua në prill me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse, thotë se tentoi të vetëvritej, duke prerë kyçet e duarve, në shenjë proteste ndaj burgosjes së saj para gjykimit.

Ponomarenko aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjyqit në Shën Peterburg, ku akuzohet për një postim në mediat sociale për bombardimet ruse të civilëve në qytetin e Ukrainës, në Mariupol. Ajo rrezikon të marrë një dënim prej dhjetë vjetësh.

Gazetarja i tha gjykatës në rajonin e Altait më 16 shtator se vuan nga depresioni dhe klaustrofobia, dhe për këtë arsye duhet të transferohet në arrest shtëpiak për të qenë me vajzat e saj. Por, gjykata e hodhi poshtë ankesën e saj dhe e la në paraburgim të paktën deri më 29 shtator.

Në fillim të shtatorit Ponomarenko u vendos në një qeli të vetmuar ndëshkuese, për shkak që theu një dritare e cila ishte e mbuluar me letër.

Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në qytetin siberian Barnaul, ku punonte për ueb-faqen RusNews.

Një ligj rus i miratuar në fillim të marsit kriminalizon shpërndarjen e raporteve “të rreme” që “diskreditojnë forcat e armatosura”.

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

Kosova Times September 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia e rrit gatishmërinë ushtarake

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Puljiq nga Uashingtoni: “Kuratori ishte një grua, burri i së cilës është përgjegjës për Ballkanin në DASh. Zonja e do kulturën serbe…”
DW: Pse Hungaria po investon miliona në Republika Srpska?
Vendimi i Biden i cili nxiti reagimet e eksperteve juridik
Policia u shpërndan shoferëve aromatizues me mesazhe sensibilizuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?