By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Psikologu: Lidhja e dashurisë ka marrë fund kur dëgjon këtë fjali.
August 4, 2025
Ja çfarë ëndërrojnë njerëzit 11 javë para vdekjes: Një ëndërr e tmerrshme që paralajmëron fundin, pohojnë shkencëtarët
August 4, 2025
Horoskopi për 4 gusht 2025
August 4, 2025
Londër: Tragjedi në koncertin e Oasis – Spektatori bie nga kuverta e sipërme e Wembley-t dhe vdes
August 3, 2025
Tre çiklistë u goditën dhe u vranë nga një makinë në Terlizzi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian
Ballina 1Lajme

Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/28 at 5:38 PM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media.

Të hënën, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel për të diskutuar propozimin e BE-së.

Në fund të takimit, pro-planit është shprehur vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Vuçiq – duke iu shmangur deklaratave për planin – ka thënë se është e mundur të arrihen disa kompromise dhe janë duke punuar për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Nikoqiri i takimit të liderëve, kryediplomati evropian, Josep Borell, kanë thënë në fund të ditës se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.

You Might Also Like

Zjarri përfshin disa objekte përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj

Bajrami: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, synon rishkrimin e historisë

Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)

Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë

Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Peshkatarët tmerrohen: Gjejnë trupin e turistes amerikane, 68 vjeçe, në barkun e peshkaqenit të kapur
Qerkini: Speciale e vetmja që mbanë shumicën e seancave të mbyllura
Ministri i Jashtëm italian i bëri thirrje Bashkimit Evropian të krijojë një ushtri të unifikuar
I heqet imuniteti Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?