By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE shpreh keqardhje për ngërçin politik
November 20, 2025
Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku
November 20, 2025
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës
Ballina 1Lajme

DASh: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 12:22 AM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit tha se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një shtet sovran, multietnik dhe të pavarur të integruar në strukturat euroatlantike”, tha përmes një deklarate, zëdhënësi i DASh-it, Ned Price.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e ShBA-së dhe BE-së që të themelojë Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese më 2015 gjeti se Marrëveshje mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Kurti gjatë shkurtit ka paraqitur disa kushte për themelimin e Asociacionit, përfshirë edhe që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe t’i ndryshohet emri.

DASh po ashtu e cilësoi si “hap të mirë përpara” rundin e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, kur palët u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, zëdhënësi i DASh-it, Ned Price, tha se tani mbetet “puna e vështirë”.

“Marrëveshja për zbatimin e aneksit është thelbësor për normalizimin, sipas propozimit të BE-së”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

Gjatë takimit të 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për propozimin e BE-së, që ata kanë pranuar shtatorin e kaluar.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se për shtetin e tij më i rëndësishëm është themelimi i Asociacionit, që kundërshtohet nga Kurti.

BE-ja tha se tani u mbetet palëve që të punojnë në planin e zbatimit, në mënyrë që gjatë marsit të ketë një takim të ri të liderëve për këtë propozim.

You Might Also Like

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së

Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`

Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Hyseni optimist: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Norvegjisë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Kurti: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për demokraci zgjedhore
Kërkesa e ShBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”
Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës
Piramida e Tiranës, më e mira e vitit në rubrikën e arkitekturës së CNN
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?