By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?
Ballina 1Lajme

Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 10:53 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Qytetarët e Kosovës vlerësojnë se rreziku kryesor për sigurinë kombëtare në vend vjen nga rritja e çmimeve të mallrave, ndjekur pas nga trafikimi i drogës, kriza energjetike dhe kriza ekonomike, tregojnë të dhënat e një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Ngjashëm, edhe në Shqipëri dhe Serbi, rritja e çmimeve të mallrave dhe kriza ekonomike shihen si rreziqe kryesore.

Dea Fetiu, nga QKSS-ja, thotë se shqetësimi për rritjen e çmimeve është kaq i theksuar, për shkak të rreziqeve që mund të pasojnë.

“Kjo mund të çojë në një krizë ekonomike dhe në një varfëri edhe më të madhe, e cila, pastaj, bashkë me papunësinë dhe disa rreziqe të tjera, bëhet shumë e rrezikshme për sigurinë kombëtare”, thotë Fetiu për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind.

Sipas raportit të QKSS-së, rrezikshmëria më e ulët për sigurinë kombëtare në Kosovë vlerësohet të vijë nga pandemia COVID-19, nga ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm, si dhe nga ngrohja globale dhe ndotja e ambientit.

Për këtë anketë, QKSS-ja ka grumbulluar të dhëna nga 25 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2022, kur janë intervistuar 1.136 familje.

Këto të dhëna fillimisht janë publikuar në Barometrin e Sigurisë së Ballkanit Perëndimor, ku QKSS-ja bashkëpunon me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në Shqipëri dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë në Serbi.

Sipas anketës, qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri vlerësojnë se siguria personale dhe ajo e komunitetit rrezikohen më së shumti nga migrimi i të rinjve dhe profesionistëve, ndërsa në Serbi nga përdorimi i drogës dhe varësia prej saj.

Në të tria vendet, qytetarët nuk ndihen shumë të kërcënuar nga sëmundja COVID-19, tregojnë të dhënat e anketës.

Shqetësimi më i madh për të është në Kosovë, ku 35 për qind e të anketuarve thonë se shëndeti i tyre rrezikohet nga sëmundja COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara më 1 mars nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në vend janë 236 raste aktive me COVID-19.

Shifra është shumë më e ulët në krahasim me vitet e para të pandemisë, kur ka qenë disa mijëra.

Zyrtarja për informim në IKShPK, Era Pireva, thotë për Radion Evropa e Lirë se “qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për rrezikun nga COVID-19” dhe se duhet të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shtetërore.

Dhuna në familje është parë nga më pak se gjysma e të anketuarve në Kosovë, përkatësisht 45 për qind, si rrezik për sigurinë publike.

Vetëm 1 për qind e të anketuarve në Kosovë kanë thënë se përjetojnë personalisht dhunë në familje, ndërsa 11 për qind kanë thënë se njohin persona që e kanë këtë problem.

Sipas të anketuarve, kushtet e këqija ekonomike janë shkaktari kryesor i dhunës në familje. Institucionet duhet të marrin masa për ngritjen e cilësisë së arsimit për ta luftuar këtë fenomen, thonë ata.

Por, drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë, Vebi Mujku, thotë për Radion Evropa e Lirë se perceptimi i qytetarëve është i gabuar.

Sipas tij, shkaktare e dhunës së tillë është më shpesh ngritja e standardit të jetesës sesa gjendja e rëndë ekonomike.

“Numri i rasteve [të dhunës në familje] te familjet me asistencë sociale apo me probleme të mëdha ekonomike, është shumë i vogël”, thotë Mujk, pa dhënë detaje.

Sipas tij, faktorët kryesorë që çojnë në dhunë janë: përdorimi i substancave narkotike, tradhtia, shantazhi dhe rrjetet sociale.

Mujku thotë se, vit pas viti, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje që raportohen në QPS.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ofruar Radios Evropa e Lirë, gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2.793 raste të dhunës në familje, prej të cilave mbi 80 për qind kanë qenë gra. Gjatë vitit 2021, ndërkaq, janë raportuar 2.456 raste dhe më 2020 – 2.069 raste.

Megjithëse numri i raportimeve për raste të dhunës në familje është në rritje, vetëm 2 për qind e të anketuarve nga QKSS-ja thonë se ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre – ndjeshëm më pak se përqindja në Serbi dhe Shqipëri.

Në të tria vendet, qytetarët ndihen më së paku të sigurt në shtet dhe në internet. Dea Fetiu, nga organizata QKSS, beson se qytetarët ndihen më pak të sigurt në këto dy sfera pasi që kanë më pak kontroll mbi to, sesa në shtëpitë dhe lagjet e tyre.

Gjatë vitit të kaluar, disa ueb-faqe të institucioneve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gruaja australiane hyri në një restorant parisien , tregoi se ishte përdhunuar në grup

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Krasniqi, Qeverisë: Përveç urës 3-metërshe në Saradran, pa projekte tjera që e përmirëson jetën e qytetarëve
Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Shtëpia e Bardhë i bën thirrje Italisë për ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën
Osmani: Kosova dhe Holanda të përkushtuara për bashkëpunim të thelluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?