By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kërkon raportim të kryeministrit në Kuvend pas dialogut në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita kërkon raportim të kryeministrit në Kuvend pas dialogut në Bruksel
Ballina 1Lajme

Opozita kërkon raportim të kryeministrit në Kuvend pas dialogut në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 12:20 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Liderë të partive opozitare në Kosovë kanë kërkuar të enjten që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel.

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri mocion për ndryshim të rendit të ditës së seancës për të përfshirë një raportim të kryeministrit në Kuvend.

Abdixhiku gjatë prezantimit të këtij mocioni kritikoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me tekstin e të cilit janë pajtuar në parim kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq.

“Marrëveshja(propozimi evropian) e pa prezantuar në Kuvend, u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Nga ky publikim u vërtetuan të gjitha brengat tona të ngritura në këtë Kuvend, Ajo as nuk ishte finale as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se preambula e këtij propozimi që ndër të tjerat përmban tekstin “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës” dhe “pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjen e statusit”, paraqet dëm historik për Kosovën.

“Marrëveshja Kurti-Vuçiq përveç se tejkalon trashëgiminë e së shkuar, sjell neutralitetin ndaj statusit politik dhe atë si vlerë”, tha ai.

Kryeministri Kurti momentalisht nuk gjendet në Kuvend dhe këtë fakt e kritikoi kryetari i partisë tjetër opozitare, Memli Krasniqi.

“Sot është dita e katërt që prej kur kryeministri ka deklaruar se e pranon marrëveshjen në bazë të propozimit evropian. Një politikan i përgjegjëshëm do të kishte ardhur vet, pa e ftuar. Por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot. Unë nuk e kuptoj çfarë pune më të rëndësishme ka sot”, tha ai.

Kërkesën e opozitës dhe komentet e tyre për propozimin evropian e kundërshtoi Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dua t’ia kujtoj Lumir Abdixhikut se nga e njëjta foltore e ka akuzuar kryeministrin për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë…”, tha Kusari- Lila.

Kuvendi i Kosovës në rendin e ditës të enjten ka paraparë edhe një debat në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi por ajo nuk është në fillim të këtij rendi.

Propozimi evropian është thënë se synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

BE-ja ka thënë se palët kanë shprehur gatishmërinë që ta zbatojnë planin. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nuk ndalet Manaj, shënon një tjetër gol në Turqi

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Insajderi: Oligarkët e lidhur me Kremlinin bëjnë biznes në Letoni
Trepça triumfon ndaj Vëllaznimit
Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskuton për seancën e radhës
Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?