By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëdhënësi i BE-së: Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zëdhënësi i BE-së: Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes
Ballina 1Lajme

Zëdhënësi i BE-së: Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 2:57 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka thënë se të liderët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së, dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.

Stano i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dilemave se a e kanë pranuar apo jo Kosova dhe Serbia marrëveshjen për normalizimin e raporteve në takimin e 27 shkurtit, pasi presidenti i Serbisë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Vuçiq ka thënë se ai nuk ka dashur ta nënshkruajë pasi aty është pika e cila kërkon edhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, e kjo nënkupton edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk kam çka të shtoj por vetëm të përsëris tekstin e deklaratën që e ka dhënë përfaqësuesi i lartë (Josep) Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti“, ka thënë Stano.

Duke iu referuar refuzimit që ai tekst të nënshkruhet nga palët ai tha se “nuk ka qenë çështja e nënshkrimit, por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët, se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij propozimi evropian, i cili tash është shndërruar në marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën mbrëma, pas takimit, kishte thënë në Bruksel se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm.

Presidenti i Serbisë ndërkaq ka thënë në një intervistë në një televizion të Serbisë se ai vërtetë nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Vuçiq ka folur më shumë për planin e implementimit.

Burimet në BE kanë thënë se plani i implementimit mendohet të jetë pjesë përbërëse si aneks i marrëveshjes, prandaj, kur të dakordohet ai plan, do të duhej edhe të nënshkruhet marrëveshje me aneksin si pjesë të saj.

Zëdhënës i BE-së, Stano, ka thënë se diskutimet për planin e implementimit do të vazhdojnë.

“Po ashtu kemi thënë qartë se kuptojmë se punë e mëtejme do të vazhdojë kur është fjala për diskutimet për implementim dhe të sigurojmë se do të ketë hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të raporteve“, ka thënë Stano.

Edhe në BE kanë konfirmuar se planifikojnë që takimi i radhës në nivel të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut me 18 mars.

Ndërkohë, pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak të ketë takime në Prishtinë dhe Beograd për t’i përafruar qëndrimet rreth planit të implementimit.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Përfundojnë garat për ligat e femrave U15 dhe djemve U19
Posta e Serbisë ka njoftuar mbylljen e degëve në veri të Kosovës
Rritja e rasteve me COVID rikthen bartjen e maskave në disa spitale në ShBA
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?