By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji për agjentët e huaj në Gjeorgji përplas demonstruesit me policinë, thirrje për më shumë protesta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ligji për agjentët e huaj në Gjeorgji përplas demonstruesit me policinë, thirrje për më shumë protesta
Rajon / Botë

Ligji për agjentët e huaj në Gjeorgji përplas demonstruesit me policinë, thirrje për më shumë protesta

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 5:43 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Anëtarët e opozitës gjeorgjiane kanë bërë thirrje për protesta të reja pasi dhjetëra aktivistë u arrestuan gjatë përleshjeve me policinë.

Më 7 mars, mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit pasi Parlamenti miratoi në lexim të parë një ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj” që kritikët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, thonë se do të ndikojë në lirinë e vendit.

Nika Melia, kryetar i partisë kryesore opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen të mërkurën në orën 15:00 më 8 mars për vazhdimin e protestës.

Ligji për “agjentët e huaj”, i cili mbështetet nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, do të kërkojë që çdo organizatë që merr më shumë se 20 për qind të financimit të saj nga jashtë, të regjistrohet si “agjent i huaj” ose do të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Policia u përball me protestuesit përpara ndërtesës së Parlamentit, kur protestuesit bllokuan sheshin Avenue Rustaveli, me thirrjen “Poshtë ligji rus”.

Ndërsa tensionet rriteshin, policia përdori sprej mbi protestuesit, të cilët thyen barrierat dhe disa hodhën gjësende ndaj personelit të sigurisë.

Më vonë, duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës policia shpërndau turmën në orët e hershme të mëngjesit, megjithëse nuk është e qartë nëse protestuesit ishin larguar nga zona kryesore apo ishin zhvendosur në hapësirë tjetër.

Ministria e Brendshme tha në një deklaratë më 8 mars se 66 protestues të arrestuar gjatë përleshjeve përballen me akuza për huliganizëm dhe mosbindje ndaj kërkesave të zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Kjo ministri tha gjithashtu se rreth 50 policë u plagosën, por nuk specifikoi numrin e protestuesve të lënduar.

Përplasjet ndodhën pasi ligjvënësit votuan në lexim të parë në favor të projektligjit, në një votim të planifikuar për 9 mars, i cili u zhvendos më 7 mars, për arsye ende të pashpjegueshme.

Projektligji pritet të kalojë edhe në lexim të dytë dhe të tretë.

Kritikët thonë se ky ligj pasqyron legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Projektligji do t’i dërgohet Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, një organ këshillimor për demokracinë dhe të drejtat që mund të ofrojë një opinion, por nuk ka fuqi zbatuese.

Ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në Parlament gjatë diskutimit për këtë nismë ligjore, ku gjatë kohës së seancës forcat policore u shtuan rreth ndërtesës, teksa protestuesit kërkuan të mos shqyrtohet i njëjti.

Presidentja Salome Zurabishvili ka thënë se do të vërë veto ndaj projektligjit, megjithëse Parlamenti mund ta anulojë veton e saj.

Në një adresim me video të bërë gjatë një vizite zyrtare në SHBA, ajo tha se i mbështet kërkesat e protestuesve.

“Ky ligj – për të cilin askush nuk kishte nevojë – nuk vjen nga hiçi. Është diçka e diktuar nga Moska”.

“Gjorgjia, e cila e sheh të ardhmen e saj në Evropë nuk do të lejojë askënd ta largojë nga kjo e ardhme”, tha ajo.

Ambasada e ShBA-së në Tbilisi e quajti këtë “ditë të zezë për demokracinë e Gjeorgjisë”.

“Ndjekja e këtyre ligjeve do t’i dëmtojë marrëdhëniet e Gjeorgjisë me partnerët e saj strategjikë dhe do të minojë punën e rëndësishme të kaq shumë organizatave gjeorgjiane që punojnë për të ndihmuar qytetarët e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se veprimi i Parlamentit ishte një “zhvillim shumë i keq” për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjet e saj me Brukselin. Gjeorgjia ka pasur prej kohësh aspirata për t’u anëtarësuar në BE.

Para votimit, Human Rights Watch dhe Amnesty International, i kërkuan Parlamentit të Gjeorgjisë ta kundërshtojë këtë projektligj.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre të vdekur dhe 31 të plagosur pasi Rusia godet hotelin në qytetin e lindjes së Zelensky me raketë balistike

Kosova Times Kosova Times March 6, 2025
ShBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën
Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës
BE: Projekti i financuar nga ne shpiu në zbulimin e jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë
Orhan Dragash: Serbia dhe Ukraina janë shumë më afër se sa duket
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?