By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petr Pavel nis mandatin si president i Çekisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Petr Pavel nis mandatin si president i Çekisë
Rajon / Botë

Petr Pavel nis mandatin si president i Çekisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 7:31 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars, duke u zotuar se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën dhe do të mbështesë politikat ekonomike.

Pavel e mposhti në zgjedhjet e janarit ish-kryeministrin Andrej Babish. Ai është mbështetës i Bashkimit Evropian dhe NATO-s për dallim nga paraardhësi i tij, Millosh Zeman, që kishte tentuar të krijonte lidhje më të ngushta me Kinën dhe Rusinë.

Pavel, garoi si kandidat i pavarur dhe bëri thirrje për unitet, për dallim Zeman, që konsiderohej si figurë përçarëse.

Presidentët në Çeki zgjedhin kryeministrat dhe krerët e Bankës Qendrore, ndikojnë në politikën e jashtme dhe mund të shtyjnë përpara politika.

Një ushtar karriere, Pavel iu bashkua ushtrisë së atëhershme komuniste, dhe është nderuar me dekorata nga ushtria franceze për shkak të rolit të tij si paqeruajtës në Jugosllavi në vitet ’90. Më pas, ai u bë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë çeke dhe u bë kryetar i komunitetit ushtarak të NATO-s, post që e mbajti për tre vjet, deri kur u pensionua më 2018.

Presidenti i ri i Çekisë ka mbështetur plotësisht ndihmën për Ukrainën. Gjatë fjalimit, ai tha se Ukraina është shembulli se si shtetet edhe më të vogla mund të bëhen të suksesshme, veçanërisht kur bashkëpunojnë me të tjerët.

“Është zëri i bashkuar i Evropës Qendrore që do të jetë i rëndësishëm nëse ne po e ndihmojmë Ukrainën drejt fitores”, tha ai.

“Nuk është vetëm përvoja jonë historike që duhet të jetë arsye për të vazhduar mbështetjen tonë. Duke e ndihmuar Ukrainën, ne po ndihmojmë veten”.

Pasi bëri betimin, Pavel përshëndeti mijëra mbështetës në sheshin në Kështjellën e Pragës. Ai u zotua se do të sjellë sërish politika që do të ulin inflacionin, që aktualisht është 17.5 për qind.

Detyra e parë e Pavelit do të jetë nëse do të vendosë veto për të kufizuar rritjen e pensioneve nga qershori. Ky vendim është miratuar në Parlament, por është kundërshtuar nga opozita e udhëhequr nga Babish ka argumentuar se me këtë vendim është shkelur Kushtetutën çeke.

Vetoja presidenciale ka fuqi më të madhe se shumica parlamentare. Por, nëse ai vendos veto, Pavel do të përplasej me Qeverinë e qendrës së djathtë, që e ka mbështetur atë gjatë zgjedhjeve.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden kërkon mbështetjen e demokratëve në Kongres

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
“Marco Rubio ftoi ambasadorin Sven Alkalaj për bisedime, kjo është një shenjë e mirë!”
Kurti takoi Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, diskutuan propozimin evropian
Rusia synon të largohet nga OSBE-ja
Prokuroria Speciale sqaron kërkesën për ndryshimin e masës kundër Pantiqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?