By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti i pjesëtarit të FSK-së, avokati Kërveshi: Jevtiq po ndërhyn në procesin gjyqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti i pjesëtarit të FSK-së, avokati Kërveshi: Jevtiq po ndërhyn në procesin gjyqësor
Ballina 1Lajme

Rasti i pjesëtarit të FSK-së, avokati Kërveshi: Jevtiq po ndërhyn në procesin gjyqësor

Kosova Times
Last updated: 2023/03/10 at 12:49 PM
Kosova Times Published March 10, 2023
Share
SHARE

Kujtim Kërveshi, avokati i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, i cili akuzohet për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ka reaguar sot duke thënë se kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor ndaj Kurtajt.

Kërveshi në një postim në Facebook shkruan se Jevtiq kur i jep kontekst etnik rastit dhe për këtë theksoi se do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

Gjithçka që dihet deri më tani për plagosjen në Shtërpcë – avokati thotë se mund të ketë montim të provave ndaj pjesëtarit të FSK-së

Lexoni të plotë postimin e avokatit Kërveshi:

Ndërhyrjet në drejtësi dhe cenimi i dinjitetit të z. Kurtaj nuk kanë të ndalur

Mbrëmë, Kryetari i komunës së Shtërpcës, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të të mbrojturit tonë, duke paragjykuar rastin dhe cenuar dinjitetin e klientit tonë, për çka, ne mbrojtja e z Kurtaj nuk do të rrimë duke bërë rolin e spektatorit!

Duke komentuar në Twitter, i njëjti paska spekuluar ndër të tjerash se, gjoja i mbrojturi jonë paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve.

Si pikënisje, nuk ekziston asnjë dëshmi që i mbrojturi jonë ka shtënë në drejtim të të plagosurve!

Jevtiq nuk besoj se ka kompetencë profesionale e posaçërisht nuk ka të drejtë të paragjykoj raste të cilat hynë në domenin e gjyqësorit, t’i vlerësoj ato e të jap konstatime profesionale. Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetëm përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë.

I njëjti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa serbët i paraburgosin dhe dënojnë pa prova, tentim vrasja ndaj serbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Ky zotëria për këtë deklaratë do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

Me këtë rast, kushdo, kurdo dhe ku do që tenton me e etiketua z Kurtaj, me ndërhy në drejtësi, me e ofendu dhe/ose me shpifë dhe të fyej z. Kurtaj, ne do të kërkojmë që drejtësia të flas përshtatshmërish dhe pa paragjykim, për aq sa ne na takon. Si mbrojtje e z Kurtaj, as këtë deklarim e asnjë veprim të ardhshëm nuk do e tolerojmë dhe do e adresojmë sipas ligjit.

E ftojmë z. Jeftiq të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times March 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin italian për shkak të tregimit të kanalit televiziv Rai 1 për Sudzha

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Kurti në Kishnicë premton ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Shëndetit
Kurti priti grupin që ka punuar në përmbylljen e Agjendës së Reformave
Një mesazh i qartë nga Brukseli pas “shkëputjes” së Evropës me Amerikën: “Duhet të themi, jemi në m…të thellë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?