By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A kemi parti politike apo klube private?
September 12, 2025
Horoskopi ditor për 13 shtator
September 12, 2025
Perla e Costa Blanca që kombinon artin, traditën dhe Mesdheun
September 12, 2025
Vera ende vazhdon!
September 12, 2025
Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 8:52 PM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-video për të miturit që shkelin ligjin.

Psikologu Altin Nika thotë se kjo është një risi që ruan në themel mirëqenien psikologjike të të miturit dhe shmang ripyetjen nga prokuroria apo gjykata, duke përshpejtuar kështu procedurat ligjore ndaj të miturve, krimet e të cilëve po shtohen nga viti në vit.

“Këto janë zyrat e intervistimit, me sistem audio-video, të marrjes në pyetje të të miturve. Janë 4 të tilla në rang kombëtar dhe është hera e parë që një zyrë e tillë funksionon, pasi është detyrim ligjor në bazë të ligjit 37 të vitit 2017 të Kodit të drejtësisë penale për të miturit. Këto ambiente janë financuar nga qeveria suedeze dhe, gjithë ekipi i oficerëve të policisë gjyqësore dhe psikologëve që punojnë në këto zyra, janë të trajnuar në sistemin e drejtësisë për të mitur”, thotë ai.

Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturve.

Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyre.

“Shqetësues mbeten krimet që lidhen me pronën, kryesisht vjedhjet. Herën e fundit kemi patur një ndërhyrje të prokurorisë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, për 4 të mitur që kanë kryer në qytetin e Shkodrës 53 vjedhje të dokumentuara, por, në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, thotë psikologu Nika.

Krimet e kryera nga të miturit janë një alarm jo vetëm për policinë e shtetit, por edhe familjen, shkollën dhe komunitetin.

Drejtuesi i Qendrës rinore “Arka”, Marjan Lukani, thotë se, në më të shumtën e rasteve, të miturit në konflikt me ligjin vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.

“E para, është gjendja e arsimimit të prindërve dhe, së dyti, gjendja ekonomike e familjeve shqiptare. Së treti, është koha që prindërit kanë për edukimin e fëmijëve sepse në familjet shqiptare prindërit punojnë gjithë ditën dhe nuk u mbetet kohë për edukimin e fëmijëve. Po ashtu, kemi edhe mentalitetin që baballarët nuk merren me edukimin e fëmijëve dhe se kjo është një çështje që i takon nënës”, thotë ai.

Pjesa më e madhe e të miturve që shkelin ligjin vazhdojnë shkollën, ndaj, sipas zotit Lukani, shkolla duhet të jetë një nga barrierat për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krime.

“Mungesa e trajnimit të stafit pedagogjik, si të ballafaqohen me këto raste në mënyrë që të bëhet parandalimi, trajtimi dhe riedukimi i të miturve”, thotë ai.

Për shkak të lehtësirave që ofron kodi i drejtësisë penale për të miturit, nga rreth 1600 të mitur në konflikt me ligjin, vetëm 50 prej tyre janë arrestuar. Qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, duke shtuar rrezikun e rikthimit në përsëritës të veprave penale si dhe objekt shfrytëzimi nga grupet kriminale.

You Might Also Like

Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj

NATO forcon mbrojtjen lindore ndaj Rusisë

Bloomberg: SHBA-të do t’i propozojnë G7-ës krijimin e një mekanizmi për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse

Vrasësi i Kirkut mbrohet duke heshtur

Kush eshte Tyler? Ai hyri në kolegjin shtetëror, i rrëfeu të atit se vrau Kirk-un, i cili e denoncoi

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
Specialja shqyrton edhe lirimin e Nasim Haradinajt
BE: Përpara detyra të mëdha, por pak para
Nënshkruhet memorandumi për digjitalizimin e sistemit noterial
Si banorët e Kievit përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?