By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Do të sjellë takimi i Ohrit kthesën? Çfarë pritet të ndodhë në takimin mes Kurtit, Vuçiç dhe Borrell
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Do të sjellë takimi i Ohrit kthesën? Çfarë pritet të ndodhë në takimin mes Kurtit, Vuçiç dhe Borrell
Ballina 2Lajme

Do të sjellë takimi i Ohrit kthesën? Çfarë pritet të ndodhë në takimin mes Kurtit, Vuçiç dhe Borrell

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 10:36 AM
Kosova Times Published March 18, 2023
Share
SHARE

Të shtunën takohen në Ohër kryeministri Kurti, presidenti Vuçiq dhe kryediplomati i BE, Josep Borrell. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nuk ka rrugë tjetër, tha Borrell para takimit.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të fokusohet “në finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Ato nuk janë një çip për t’u përdorur nga Putini në ëndrrat e tij imperialiste. Megjithatë për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të tyre strategjik për anëtarësim në BE, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugë tjetër”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Takimi ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak. Pjesë e takimeve në Ohërtë Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi gjatë dy ditëve të shkuara në Beograd dhe Prishtinë udhëheqësit e të dyja vendeve. Escobar pret takim produktiv në Ohër dhe ai është optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Escobar: Mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme

 

 

“Ne kemi për qëllim të mbështesim çdo rezultat që sjell më afër paqen e rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë, si dhe gjithë rajonit, që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euro-atlantik. Mendojmë që ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, jep një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve”, tha Escobar pas një takimi që zhvilloi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke e cilësuar SHBA-në si “mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë”.

“Ky propozim evropian që ndihmohet përmes dialogut të BE-së mundëson një rast të jashtëzakonshëm për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por, tërë rajonin që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes, por edhe krejt Evropës”, tha Escobar.

Paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova shkon drejt Ohrit me mendësinë se një “marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta, është e vetmja mënyrë për të siguruar paqen.

“Pritjet e mia, si presidente e Kosovës, janë që marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete të prekshme për Kosovën. Rrjedhimisht, do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, do të sigurojë integrimin gjithpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Republikës. Kjo do të rezultojë me shpërbërjen efektive të menjëhershme të të gjitha strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, tha Osmani.

Emisari amerikan, para së të vinte në Kosovë ishte në Beograd dhe nga atje u bëri thirrje palëve “që të jenë konstruktive dhe fleksibile gjatë takimit në Ohër”.

“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, tha emisari amerikan. Zyrtari i lartë amerikan po ashtu tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

Kurti: Bazë e mirë dhe platformë solide

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është optimist për takimin e radhës me Serbinë, por që nuk varet gjithçka nga ai. “Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel, ta nënshkruanim propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”, tha Kurti.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktivë dhe kreativë, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, tha Kurti.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë”, në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiq tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Sipas tij, Serbia e ka dorëzuar propozimin e vet dhe shqiptarët të tyrin. “Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.

“Normalizimi është të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët sesa sot, të zgjidhim probleme të panumërta dhe të përpiqemi të jetojmë bashkë aq sa është e mundur, e nëse jo, atëherë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.

Në takimin e 27 shkurtit që u mbajt në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, palët u pajtuan me propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve. Ata pranuan një dokument që përbëhet nga 11 nene. Ndër to thuhet se “palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin edhe zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Njëra nga marrëveshjet që duhet respektuar është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. E pikërisht për këtë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e ka bërë të qartë se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./DW

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times March 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohet se gjuajtën me armë zjarri Sh.Ç|RTKlive

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
NATO: Trajnimi i pilotëve ukrainas nuk na bën pjesë të konfliktit
Përfundon sot viti shkollor
Nagelsmann flet para ndeshjes me Danimarkën: Do t`i përmbushim pritjet
Një shpërthim i fuqishëm bëri jehonë në Hagë, duke shembur pjesërisht një ndërtesë trekatëshe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?