By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e marrëveshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: Liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e marrëveshjes
Ballina 1Lajme

Lajçak: Liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e marrëveshjes

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 11:27 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur sërish rreth zhvillimeve të dialogut.

Lajçak tha se krejt këtë javë ishte i angazhuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se javën e nisi me udhëtim në Beograd, ku pati takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar në lidhje me dialogun dhe po ashtu takoi edhe partitë opozitare pro Bashkimit Evropian.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj”, tha ai.

Emisari special i BE-së theksoi se pas kthimit në Bruksel, pati disa përgatitje me ekipin e tij lidhur me dialogun të cilat kulmuan në Ohër.

Lajçak shtoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e marrëveshjes.

“Pas kthimit në Bruksel, pata një ditë e gjysmë përgatitje intensive me ekipin tim, të cilat kulmuan me takimin e djeshëm të dialogut të nivelit të lartë në mjedisin piktoresk të liqenit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, shtoi emisari special i BE-së.

Miroslav Lajçak, tha se takimi në Ohër i dha gjithashtu mundësi për t’u takuar me partneret e Maqedonisë së Veriut, të cilëve u është mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Borell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit
Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës
Serbia refuzon të lehtësojë shtetësinë për rusët pas paralajmërimit të BE-së
Haradinaj në gjykatë: Vendimi për 53 milionëshin ishte i drejtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?