By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kievi akuzon Rusinë se ka sulmuar një tjetër central bërthamor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kievi akuzon Rusinë se ka sulmuar një tjetër central bërthamor
Ballina 2Rajon / Botë

Kievi akuzon Rusinë se ka sulmuar një tjetër central bërthamor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 6:26 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota “duhet të ndalojë [Rusinë] para se të jetë shumë vonë”. Këto deklarata ai i bëri më 19 shtator pasi Ukraina akuzoi forcat ruse se gjatë natës sulmuan me raketë një tjetër central bërthamor në jug të vendit.

Përmes rrjetit Telegram, Zelensky tha se “raketa ra 300 metra” larg centralit bërthamor të Pivdenoukrainskit, që gjendet në rajonin e Mikolajivit. Sipas tij, pas granatimit ka pasur “një ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike” në këtë central.

Presidenti ukrainas tha se xhamat e centralit janë dëmtuar dhe sugjeroi se “pushtuesit dëshironin të kryenin edhe një sulm, por harruan se për çfarë centrali bërthamor bëhej fjalë”.

“Rusia po rrezikon të gjithë botën”, tha ai. “Ne duhet ta ndalojmë atë para se të jetë shumë vonë”, shtoi presidenti ukrainas.

Më herët gjatë ditës, operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, akuzoi trupat ruse se kanë sulmuar centralin e Pivdenoukrainskit. Operatori, megjithatë, tha se reaktorët e kësaj uzine nuk janë dëmtuar dhe se puna po vazhdon normalisht.

Situata në centralin tjetër bërthamor të Ukrainës, Zaporizhja, që është pushtuar nga forcat ruse në mars, po vlerësohet shqetësuese, teksa komuniteti ndërkombëtar po kërkon që zona përreth kësaj uzine të çarmatoset dhe kontrolli i centralit t’i kthehet Ukrainës.

Raportohet se furnizimi me rrymë është rikthyer gjatë fundjavës që shkoi në Zaporizhja, që ul frikën për ndonjë katastrofë të mundshme në këtë central bërthamor, që është më i madhi në Evropë.

Zyrtarët ukrainas thanë më 18 shtator se forcat ruse po kryejnë sulme ndaj infrastrukturës civile në qytetin e Zaporizhjës.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet për intensifikim të luftimeve në Zaporizhja.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, vazhdimisht ka fajësuar forcat ukrainase për granatimin e Zaporizhjës.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

66 aksidente trafiku dhe 1857 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
ShBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
KEDS dhe KESCO garantojnë rrymë stabile gjatë festave të fundvitit
Kuvendi seance plenare për rezervat shtetërore
Dy miq të Putinit morën nënshtetësinë finlandeze duke anashkaluar procedurën ekzistuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?