By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një tjetër ligj për eliminimin e gabimeve në tekstet shkollore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një tjetër ligj për eliminimin e gabimeve në tekstet shkollore
Ballina 2Rajon / Botë

Një tjetër ligj për eliminimin e gabimeve në tekstet shkollore

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 10:13 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut përmes ligjit të ri për tekstet shkollore, i cili është në proces të përpilimit, synon t’i zgjidhë problemet e shumta, me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe arsimtarët për sa i përket librave për shkollën fillore dhe atë të mesme.

Kjo iniciativë pason reagimet e opinionit për shkak të gabimeve të shumta në tekstet shkollore dhe veçanërisht përmbajtjeve fyese në aspektin etnik, gjinor etj.

“Kujdes i veçantë do t`i kushtohet eliminimit të gabimeve në tekstet shkollore, si dhe që të mos këtë përmbajtje fyese në aspektin gjinor apo çfarëdo lloj aspekti”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut.

“Sa më pak gabime në tekstet shkollore”

Nga kjo ministri bëjnë të ditur se ligji i ri për tekstet shkollore do të ketë, vendosjen e më shumë filtrave kontrollues gjatë përpilimit dhe veçanërisht miratimit të botimit të teksteve shkollore, si dhe do të gjenden mënyra për të inkurajuar sa më shumë konkurrencën për të marrë pjesë në thirrjet publike për përgatitjen e teksteve shkollore.

“Zgjidhja e re ligjore duhet t’i stimulojë veçanërisht profesorët e Fakultetit Pedagogjik dhe ekspertët në këtë lëmi që të përfshihen në këtë proces”, kanë theksuar nga Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Përpilimi i ligjit të ri për tekstet shkollore është në fazën e parë. Aktualisht, po mblidhen propozimet dhe vërejtjet e ekspertëve në lëmin e arsimit dhe më pritet të hartohet draft-versioni i zgjidhjes së re ligjore. Drafti pastaj do t`i përcillet Qeverisë dhe më pas Kuvendit për debat përfundimtar dhe miratim përfundimtar të ligjit për tekstet shkollore.

Mësimdhënësit, skeptikë për nismën

Mësimdhënësit thonë se edhe ligji aktual për tekstet e shkollave fillore dhe atyre të mesme më vete posedon shumë mekanizma për të eliminuar gabimet teknike dhe veçanërisht gabimet shkencore, si dhe përmbajtjet fyese në çdo aspekt.

Por, sipas tyre, moszbatimi i ligjit bën që pa u ndëshkuar të mbeten të gjithë ata që kanë hise në problemet e shumta që kanë të bëjnë me tekstet shkollore.

“Te ne në Maqedoni të Veriut asnjëherë arsimi nuk ka vuajtur nga ligjet e këqija për sa i përket teksteve shkollore, por e keqja gjithmonë ka ardhur nga mungesa e zbatimit të tyre. Edhe në ligjin aktual që kemi, nuk është i vjetër ai është nga viti 2021, pra vetëm dy vjet më herët është miratuar, ka shumë filtra për t’i shmangur gabimet në libra, por të njëjtit filtra duhet të praktikohen dhe moszbatimi i tyre duhet të përkthehet në dënime”, thotë Vasko Giçevski, mësues i Historisë.

E, derisa pritet të miratohet ligji për tekstet shkollore, në duart e nxënësve ka shumë tekste që përmbajnë gabime teknike dhe shkencore po edhe njësi mësimorë me shprehje fyese.

“Vetë jam në arsim si mësues, çka nuk shoh. Nxënësit na shkuan poshtë”, shprehet Samet Jahiu, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.

Sipas tij, gabimet do të eliminohen jo me ndryshimin e ligjit, por me vendosjen e personave adekuatë në pozitat që miratojnë botimin e teksteve shkollore.

“Duke e ditur se një recensent e ka lëshuar tekstin në botim me gabime, Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillim sërish e çojnë të njëjtin recensent vitin e ardhshëm, mua kjo më brengos më tepër.

Për recensent duhet të zgjidhen kuadro profesionale. Ne kemi shumë profesorë doktorë që merren me këtë lëmi, të cilët nuk i përfillim dhe shembull e zë, më dërgon mua një mësues i thjeshtë t’i kontrolloj librat, kjo është jashtë çdo norme. Botimi i librave nuk shkon me njohësi se e ke djalë, vëlla apo dajë… Derisa nuk përfillet kuadri profesional, nuk ka reforma në arsim. Nuk mund të shpresojmë për libra pa gabime”, vlerëson Jahiu.

Programe të reja arsimore me tekste të vjetra shkollore

Arsimtarët thonë se tekstet shkollore duhet të ndryshohen paralelisht me miratimin e programeve të reja mësimore, që të mos ndodhë që nxënësit të përfundojnë një vit të plotë shkollor pa libra siç ndodhi rasti me lëndën e Gjuhës Angleze.

Mirosllava Pavllovska-Anevska nga Asociacioni i arsimtarëve të gjuhës angleze, e konsideron paradoksale që mësimdhënësit të zbatojnë programin e ri mësimor në bazë të reformave në arsim ndërsa nxënësit mësojnë me libra të vjetër bazuar në programin e mëhershëm mësimor.

“Patjetër të bëhet ndryshimi i teksteve shkollore mbase një hap edhe para hyrjes në fuqi të planprogrameve të reja mësimore.

Tani jemi të detyruar që të shohim te tekstet e vjetra mësimore që t’i shfrytëzojmë ato pjesë të njësive mësimore dhe gjithë kjo mbetet në dorë të mësimdhënësve që ta vlerësojnë se kjo duhet apo jo shfrytëzuar”, thekson Anevska.

Mësimdhënësit thonë se problemi me reformat, të cilat pësojnë ndryshime të shpeshta dhe mungesa e librave ka bërë që të ulet cilësia e arsimit, gjë të cilën sipas tyre e konfirmojnë dhe rezultatet gjithnjë e më të dobëta që tregojnë nxënësit në testin e PISA-s.

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?

Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Gjenerali i Forcave Raketore Ruse foli për përgatitjet për një sulm bërthamor ndaj ShBA
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?