By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë
Ballina 2Rajon / Botë

Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 2:32 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars, në ditën kur kryeministri japonez zhvillon vizitë në Ukrainë.

Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj.

Megjithatë, koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë është pikërisht kur kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida nis vizitën në Ukrainë, për t’i ofruar mbështetje dhe për të shprehur solidaritet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin rus.

Rusia tha se bombarduesit kryen “fluturime të planifikuara”. Ato, sipas Moskës shoqëruan disa avionë luftarakë. Bombarduesit nuk shkelën ligjet ndërkombëtare dhe fluturuan mbi ujërat neutrale, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në shkurt, forcat e mbrojtjes ajrore të Amerikës së Veriut u dërguan për të penguar disa bombardues strategjikë rusë dhe avionët luftarakë, të cilët po fluturonin mbi hapësirën ajrore afër Alaskës.

Japonia, që ka mosmarrëveshje territoriale me Moskën lidhur me disa ishuj në veri të Paqësorit, është aleate kyçe në Azi e Shteteve të Bashkuara dhe është anëtare e Grupit të Shtatë demokracive të pasura.

Tokio i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

You Might Also Like

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Crème Brûlée

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Policia e Kosovës demanton se ka rrahur dy serbë në veri
Tragjedia në orët e vona, persona të armatosur hyjnë në lokal dhe qëllojnë të klientët, 10 të vrarë
Kurti premton 15 milionë për bujqësi dhe 4.7 milionë për arsim për Istogun
Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?