By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte
November 12, 2025
Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza
November 12, 2025
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
November 12, 2025
Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
November 12, 2025
Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi sjellin “epokë të re” në partneritet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi sjellin “epokë të re” në partneritet
Ballina 2Rajon / Botë

Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi sjellin “epokë të re” në partneritet

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 9:41 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Presidenti kinez, Xi Jining dhe presidenti rus Vladimir Putin, kanë nënshkruar një mori dokumentesh për “bashkëpunim strategjik” në mes të Pekinit dhe Moskës, pas takimeve në Kremlin, që Putin i ka përshkruar si “të suksesshme dhe konstruktive”.

Xi ka thënë se një prej marrëveshjeve që ai e ka nënshkruar me Putinin, do të rezultojë me “epoke të re” bashkëpunimi.

“Ne e kemi nënshkruar një deklaratë për thellim të partneritetit strategjik dhe lidhjeve bilaterale, duke hyrë kështu në epokë të re”, ka thënë ai, pas takimit me Putinin, më 21 mars.

Televizioni shtetëror rus e ka transmetuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në Kremlin, në ditën e dytë të vizitës treditore të Xi-së në kryeqytetin rus.

Xi i ka lavdëruar “bisedimet konstruktive” që ka pasur me Putinin, duke iu referuar zgjerimit të bashkëpunimit për tregti dhe ekonomi me Rusinë, duke përfshirë eksportimin e më shumë mallrave elektronike kineze.

Putin ka thënë se është arritur pajtueshmëri për dërgim të gazit shtesë në Kinë dhe se të dyja shtetet mëtojnë të zgjerojnë lidhjet e transportit përmes ndërtimit të rrugëve dhe urave.

Lidhjet në mes të Rusisë dhe Kinës “nuk nënkuptojnë bllok. Nuk janë të një natyre konfrontuese dhe nuk janë të drejtuara kundër shteteve të treta”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Për luftën në Ukrainë, Xi ka thënë se Pekini përkrah zgjidhje diplomatike për konfliktin.

“Ne drejtohemi nga parimet e Kombeve të Bashkuara… dhe promovojmë një zgjidhje paqësore”, për luftën në Ukrainë, ka thënë Xi.

“Ne jemi gjithmonë për paqe dhe dialog”, ka thënë ai, duke ritheksuar “pozicionin neutral” për Ukrainën.

Shtetet e Perëndimit e kanë hedhur poshtë propozimin 12-pikësh të Kinës për uljen e tensioneve, sepse, sipas tyre, e favorizon qëndrimin e Rusisë.

Putin ka thënë se propozimi i Kinës mund të përdoret si bazë për paqe në Ukrainë, mirëpo ka thënë se shtetet e Perëndimit dhe Kievi nuk janë gati që ta pranojnë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte

Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza

Mbi 200 kenianë të rekrutuar për të luftuar për Rusinë, paralajmërojnë zyrtarët

Ukraina e goditur nga një mega-skandal korrupsioni: 7 të dyshuar, 2 të arratisur, ministra nën sulm

Mikheil Saakashvili u transferua nga një klinikë në një burg

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti i LDK-së rendit projektet milionëshe të bllokuara

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Ndihmësi i komandantit të përgjithshëm të FA të Ukrainës vdes nga nje dhuratë bombe
Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale në Preshevë e Bujanoc
Nis takimi i liderëve me presidenten Osmani
BQK ia ndan Qeverisë 10 milionë euro nga fitimi vjetor, Murati: Hera e parë në historinë e shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?