By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë
October 9, 2025
LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhi i UBO: VV vazhdon rënien, LDK dyfishohet, Guxo shuhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sondazhi i UBO: VV vazhdon rënien, LDK dyfishohet, Guxo shuhet
Ballina 1Lajme

Sondazhi i UBO: VV vazhdon rënien, LDK dyfishohet, Guxo shuhet

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 9:48 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Sondazhet e fundit të muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm në popullaritet derisa ka rritje të ndjeshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ku dhe sa u tret 50 përqindëshi?

Më 14 shkurt të vitit 2021, Vetëvendosje do të fitonte bindshëm Zgjedhjet e Jashtëzakonshme duke i marrë 50.2 për qind të votave. Por, pas ardhjes në qeverisje, kjo parti duket se nuk po ia del që të ruajë popullaritetin.

Mos-realizimi i premtimeve, shkelja e qëndrimeve dhe mos-menaxhimi i duhur i krizave duket se kanë shqetësuar qytetarët e vendit, duke e detyruar një masë të madhe prej tyre që të braktisin subjektin politik që drejtohet nga kryeministri Kurti.

Prej 50 në 37

Nga 50 për qind sa i kishte pasur në shkurtin e 2021-s, Vetëvendosje gradualisht do të humbiste mbështetje për çdo muaj. Në prillin e vitit 2022, ata do të kishin 41,9 për qind të mbështetjes qytetare shkruan Nacionale, sipas UBO Consulting.

Kjo mbështetje do të binte për dy muaj, deri në qershor, në 39,6 për qind. Por, edhe më shqetësues është muaji shtator e në të cilin u humbën edhe 2,3 për qind tjera, duke bërë që subjekti në pushtet të ketë vetëm 37,3 për qind të votave.

Dyfishohet LDK-ja

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike (LDK) duket se po arrin të konsolidojë radhët me një shpejtësi marramendëse. Kjo parti politike në Zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i merrte pak mbi 12,7 për qind, duke e vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e saj – përkundër që është partia më e vjetër parlamentare në vend.

Por, LDK ka arritur të rikuperojë përgjatë kohës sa Lumir Abdixhiku është në krye. Kjo parti politike i kishte 19,4 për qind në muajin prill 2022, për të kërcyer në 20,3 në qershor dhe më pas 22,3 në muajin shtator.

Për ta ilustruar më mirë, kjo parti kishte qenë larg Vetëvendosjes për 37,5 për qind (50,2-12,7) por tashmë është afruar në vetëm 15 për qind (37,3-22,3).

Së fundi, kësaj partie politike iu bashkua edhe deputetja e Listës Guxo dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, znj. Doarsa Kica Xhelili. Guxo në anën tjetër, përkundër mbajtjes së Kuvendit themelues pikërisht në shtator, është në shifra krejtësisht të shpërfillshme (1,5 për qind) dhe shumë shumë larg mundësisë së mbijetesës në skenën partiake politike.

AAK e PDK, të çuditshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po ashtu ka shënuar rritje në shtator, por kjo parti kishte pasur rënie nga prilli në qershor.

Nuk dihet saktësisht se çka ka pezmatuar në muajin qershor votuesit dhe mbështetësit e kësaj partie që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

PDK-ja në anën tjetër, ka pasur po ashtu një rënie dhe një ngritje të çuditshme. Në vetëm dy muaj, kjo parti është rritur për 0,3 për qind (nga prilli në qershor) për të rënë sërish për 0,2 për qind (nga qershori në shtator).

You Might Also Like

Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin

Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë

LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë

Kontrabandë me vlerë 5.5 milionë euro në Morinë, sekuestrohen 2194 celularë

Hamza në Kaçanik premton se PDK do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Mbi 40 migrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Mesdhe
Aguero, rrëfimi tronditës: Ndihesha sikur po mbytesha
Osmani uron presidentin e Indonezisë
Si qëndron situata në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?