By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
Rajon / Botë

Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/03/23 at 9:58 AM
Kosova Times Published March 23, 2023
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto ka shprehur mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe bëri thirrje për përshpejtim të këtij procesi. Ai tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin tashmë në BE, problemet e emigracionit mund të trajtoheshin në mënyrë më efikase.

Këto komente, ai i bëri gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, të mërkurën më 22 mars.

Sipas tij, më shumë se 265,000 emigrantë u ndaluan në kufirin jugor të Hungarisë vitin e kaluar. Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.

“Ne e dimë se sa më mirë dhe më efikas të jetë bashkëpunimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, aq më efikas është menaxhimi i emigracionit”, tha ai.

Hungaria gjithashtu dëshiron që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet sepse stabiliteti i Bosnjës “është gjithashtu i një rëndësie të madhe edhe për ne”.

“Ne presim që Brukseli të ndërmarrë hapa konkretë në rrugën e pranimit më të shpejtë të [Bosnjës] në BE”, tha Szijjarto pas takimit me ministrin e Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq në Sarajevë.

Szijjarto komentoi vendosjen e sanksioneve nga BE-ja ndaj individëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar se ato nuk e kanë arritur qëllimin e tyre.

Deklaratat e tij përputhen me ato të Viktor Orban, kryeministrit të Hungarisë, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Kritikët kanë thënë se pozicioni i Hungarisë ndaj sanksioneve i ka vendosur çështjet ekonomike afatshkurtra përpara sigurisë afatgjatë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Szijjarto tha se Hungaria nuk do të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Rusia.

“Në situatën aktuale gjeopolitike, një furnizim i sigurt me gaz natyror për Hungarinë është i pamundur pa burime ruse”, tha ai.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times March 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti i Sirisë i kërkon Rusisë të ekstradojë Bashar al-Assad. Qindra ish-ushtarakë sirianë përgjegjës për vrasje masive dhe tortura fshihen në Moskë

Kosova Times Kosova Times October 16, 2025
Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet
Konjufca: Xhaferi kryeministër,integrimi i shqiptarëve, synim i pashmangshëm
Aksidentohen dy anije: Gjendet trupi i një burri në det pranë Splitit
Sveçla e Lammy diskutojnë për bashkëpunim në fushën e sigurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?