By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fundi i paralajmëruar i getoizimit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fundi i paralajmëruar i getoizimit!
Opinion

Fundi i paralajmëruar i getoizimit!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/27 at 2:29 PM
Kosova Times Published March 27, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fshatra të tëra kanë mbetur pa banorë, shkollat e boshatisura nga nxënësit në zonat rurale kanë filluar të mbyllen, për çka mësimdhënësit janë duke mbetur pa punë, ku më pas, edhe ata po vrapojnë pas nxënësve të tyre në perëndim!

Liberalizimit të harruar të vizave po i vjen fundi

Paralajmërimet nga BE-ja për liberalizim të vizave në Janar të vitit 2024 do t’i gëzohen vetëm të moshuarit e mbetur në Kosovë, ngase deri atëherë aq pak të rinj do të mbesin saqë “Liberalizimi” apo lëvizja e lirë do të jetë sa e pa vlerë dhe e pa nderë nga bashkësia ndërkombëtare, e cila na mbajti të ngujuar dhe të getoizuar, sikur ne shqiptarët të ishim shkaktarët e të gjitha të ligave dhe vuajtjeve të popujve të tjerë, sikur të ishim shkaktarët e të gjitha luftërave në ish Jugosllavi!

Në janarin e vitit 2024, në vend të falënderimit, BE-së duhet t’i themi, turpi të mbuloftë sa vuajtjet, mundimet dhe sakrificat na i shkaktove, sa pritjet e gjata dhe maltretimet para ambasadave, sa hidhërimet dhe shpenzimet kur na ktheve pa na i dhënë vizat pa asnjë justifikim ligjor, pa asnjë kërkimfalje njerëzore për kohën e humbur dhe koston e lartë të dokumentacioneve të përgatitura së koti.

Turpi dhe mallkimi për të gjitha shtetet e BE-së do të bie nga të gjithë ata të rinj dhe të reja shqiptare që paguan me mijëra euro për blerjen e vizave në mënyrë ilegale të lëshuara nga kancelaritë e përfaqësive tuaja diplomatike në Prishtinë!

Në vend të falënderimit për zyrtarët e BE-së

E tani, kur kanë mbetur fare pak të rinj në Kosovë dhe janë duke u zvogëluar kërkesat për viza, ju zyrtarë të BE-së keni filluar të tregoheni zemërgjerë me “Liberalizim” të vizave, jo për t’na ndihmuar dhe për t’na nderuar ne, por për të mbuluar turpin tuaj dhe për të mbuluar tregun e punës në vendet e juaja me ata pak të rinj të mbetur në Kosovë.

Zyrtarët e BE-së sikur ta kishin pasur qëllimin e mirë për të na ndihmuar, e kanë pasur fare të lehtë, ngase i tërë territori i Kosovës është sa një rajon i vogël në shtetet perëndimore, apo përkthyer në numra, një qytet mesatar i secilit shtet evro-perëndimor ka më shumë banorë sesa krejt Kosova.

Andaj, meritat për zbrazjen e Kosovës nga popullata e saj në radhë të parë i ka klasa politike vendore e cila nuk bëri asgjë për mirëqenien e qytetarëve, por edhe ju që e ndihmuat krijimin e një situate të pashpresë në Kosovë. Përderisa politikanët i pajisnit në vijimësi me viza diplomatike në çdo kohë, sekserët e tyre i pajisnit me viza turistike orar e pa orar pune, kurse në të njëjtën kohë i ndëshkuat qytetarët e rëndomtë të këtij vendi!

Përfaqësitë diplomatike u shndërruara në biznese fitimprurëse për matrapazët, të cilët, me shitjen e vizave dhe terminëve për to, janë njerëz të lidhur me grupet mafioze dhe me partitë e inkriminuara politike në pushtet dhe opozitë.

Përderisa në të kaluarën, BE-ja mosliberalizimin e vizave e kushtëzonte me përmbushjen e qindra kushteve të arsyeshme dhe të paarsyeshme, paralajmërimi i heqjes së vizave pa asnjë kusht për qytetarët e Kosovës i vërteton edhe prapaskenat e tjera që janë përgatitur në emër të liberalizimit të vizave.

Na detyruat të falim krime dhe të dhurojmë tokë në emër të liberalizimit të vizave!

Pse vetëm shqiptarët, në veçanti Kosova u deshtë të paguaj çmim kaq të lartë për një të drejt universale që e gëzojnë të gjithë popujt në kontinentin evropian?!

Përgjigja është e thjesht, ne nuk patëm liderë të përgjegjshëm shtetërorë, ju i shfrytëzuat ata dhe vepruat me hipokrizi kundër nesh!

Pasi e zbrazët Kosovën, e shkretnut dhe e varfëruat skajshmërisht, si “shpërblim” po na sillni liberalizimin e vizave! Ju zyrtar perëndimor, mos mendoni se ne shqiptarë hamë bar. Ne do t’ju ishim mirënjohës dhe falënderues sikur t’na ndihmonit me investime kapitale në zhvillimin e vendit. Andaj, nuk kemi pse të ju falënderojmë që na i morët të rinjtë tanë, i morët shpirtin Kosovës së martirizuar ndër shekuj.

You Might Also Like

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Kosova Times March 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një tjetër miliarder rus iu hoq shtetësia qipriote

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Shefi i EULEX viziton Prokurorinë Speciale: Mbështes punën e prokurorëve
BE planifikon përshpejtimin e dërgesave të municioneve për Ukrainën
Në rajonin e Bryansk, dronët sulmuan një depo municioni
Valixhja me mish njeriu: Një tronditje edhe më e madhe për policinë, askush nuk e priste këtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?