By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 9:43 PM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

Partitë politike në Shqipëri kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për kryetar të bashkive dhe anëtarë të këshillave bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.

Derisa partia në pushtet – Partia Socialiste (PS) – i publikoi emrat pas mbledhjes së Kryesisë mbrëmjen e 25 marsit, për Partinë Demokratike (PD) është ende e paqartë se me sa kandidatë shkon në zgjedhjet për kryetarë të 61 bashkive.

PS-ja ka vendosur të rikandidojë 44 bashkiakë aktualë. Tirana, Durrësi, Korça, Fieri, Berati janë disa nga bashkitë që Kryesia e PS-së vendosi tu besojë të njëjtëve emra.

Kështu, Erion Veliaj do të kërkojë mandatin e tretë në krye të Tiranës, Emirjona Sako mandatin e dytë në Durrës, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, dhe Ervin Demo në Berat. Ndryshimi i madh ndodhi në Vlorë, ku prej disa kohësh kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje me kryebashkiakun Dritan Leli. Për pasuesin e tij u zhvillua një votim në asamblenë e degës së Vlorës, ku garën me ish-deputetin, Fate Velaj e fitoi ish-diplomati Ermal Dredha. Ndërsa në Shkodër, PS-ja kërkon të marrë bastionin e PD-së me deputetin Benet Beci, i cili ka dorëzuar tashmë mandatin e deputetit.

Por, PD-ja ende nuk e ka bërë publik numrin e saktë të kandidatëve për bashkitë në të cilat do të garojë. Pas disa ditë diskutimesh dhe negociatash, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e kandidatëve të kësaj force politike

“Kam dorëzuar listën me rreth 20 kandidatë, por numrin e saktë e mësoni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ai. Pas kësaj deklarate pati disa njoftime se kandidatët e Partisë Demokratike në të paktën 5 bashki janë tërhequr.

Dështimin për të dalë me 61 kandidatë, Alibeaj ia faturoi kryeministrit Rama dhe ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

“Manovrat e Ramës për stërzgjatjen e procesit gjyqësor për vulën dhe logon e PD-së, dhe përpjekjet e Berishës për të mbajtur peng selinë e partisë dhe disa prej demokratëve, e kanë sjellë partinë në këtë situatë, aspak të favorshme para zgjedhjeve të 14 majit”, tha ai.

Më 3 mars, Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike (PD), si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Në anën tjetër, grupimi i Berishës ka bërë aleancë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës dhe disa parti të tjera të vogla, dhe kanë dorëzuar listën me 61 kandidatët e tyre.

Pjesa më e madhe janë përfaqësues të Partisë Demokratike, që do t’u duhet të garojnë nën logon e një partie të majtë, pra partisë së Metës, pasi KQZ e njeh zyrtarisht Partinë Demokratike e drejtuar nga Alibeaj. Sipas marrëveshjes së arritur mes Berishës dhe Metës si drejtues të koalicionit “Bashkë fitojmë!” anëtarët e këshillave bashkiakë do të ndahen sipas përqindjes që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.

Deri tani për kryeqytetin janë në garë 3 kandidatë: Erion Veliaj i PS-së, Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Roland Bejko nga PD-ja.

Pak ditë më parë Ambasada amerikane apeloi që partitë politike të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të zhvillojnë aktivitetet zgjedhore në përputhje me ligjin.

Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Procesi i 14 majit shënon zgjedhjet e nënta lokale që do të mbahen në Shqipëri, prej rënies së komunizmit, pa përfshirë këtu zgjedhjet e pjesshme lokale.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Turqia me urim në gjuhën shqipe për Kosovën: Vend mik, do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Biden e siguron Zelenskyn se do të nënshkruajë menjëherë ligjin për ndihmën ushtarake
Një kroat i rrëmbyer nga alienet: Edhe pas 44 vitesh ende nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur!
KPK nxjerr dy vendime për shkarkimin e Kelmendit dhe emërimin e Qalajt
Njohësit e ekonomisë: Largimi i dinarit lufton ekonominë joformale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?