By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t
June 30, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 30, 2025
SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij
June 30, 2025
Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë
June 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 qershor
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: Dy herë rritet çmimi i energjisë për dy vjet qeverisje të Kurtit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mustafa: Dy herë rritet çmimi i energjisë për dy vjet qeverisje të Kurtit
Ballina 1Lajme

Mustafa: Dy herë rritet çmimi i energjisë për dy vjet qeverisje të Kurtit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:29 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast deputeti Besian Mustafa ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se për herë të dytë në këto dy vite të kësaj qeverie qytetarëve po u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe edhe për 15,4 për qind.

“E tëra kjo në këtë kohë krize kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur për 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik as në sektorin privat dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 156 milionë euro. Shtoj kësaj dhe faktin që vitin e kaluar investimet kapitale ishin realizuar për vetëm rreth 60 për qind, ndërsa qeveria mburret që i kanë tepruar qindra miliona euro dhe krijohet një pamje e qartë e dështimeve ekonomike të kësaj qeverie dhe të shtrydhjes financiare të familjeve kosovare”, ka theksuar ai.

Mustafa ka thënë se për të përkeqësuar edhe më tej gjendjen në sektorin e energjisë, kjo qeveri për dy vite nuk ka investuar asnjë cent të vetëm në krijimin e kapaciteteve të reja vendore të gjenerimit të energjisë elektrike.

“Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të rritur të energjisë nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë. Investimi i këtyre milionave në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese është e vetmja zgjidhje afatgjatë e qëndrueshme. Për më keq, procesi i remontit të blloqeve të KEK-ut ishte vonuar shumë gjatë këtyre dy viteve duke ulur ndjeshëm prodhimin vendor dhe duke rritur nevojën për import të energjisë, me çmime tejet të larta”, është shprehur Mustafa.

Ai ka theksuar se qeveria nuk mori parasysh as kërkesën e LDK-së për uljen e TVSh-së në faturat e energjisë në zero për qind deri në tejkalimin e kësaj krize së cilës nuk po i shihet fundi, si rezultat i mospunës së tyre.

“Qeveria duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike në partneritet të plotë me sektorin vendor dhe ndërkombëtar. Këto investime duhen përqendruar tek burimet e ripërtërishme të energjisë si dhe tek termocentrali me gaz si opsioni më i mirë që garanton tranzicion të qëndrueshëm. Në mungesë të investimeve në kapacitete vendore të energjisë elektrike, kjo Qeveri po dëmton rëndë ekonomitë familjare si dhe prodhuesit vendor duke i bërë konkurrent të dobët me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje qeverisë që sa më parë të fillojë investimet në gjenerimin vendor të energjisë elektrike, veçanërisht nga burimet e ripërtërishme dhe gazit natyror si dhe uljen TVSh-së në faturat e energjisë elektrike në zero për qind deri në tejkalimin e kësaj krize. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Durmishi: Javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Cilët janë njerëzit që regjimi i Putinit i konsideron “armiq të Rusisë” dhe si “përfundojnë”?
Ashtu si në Korenë e Veriut: Shikoni sikletin e paparë të mediave të Vuçiqit, që po bën që rrjetet sociale të digjen…
E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?
Vdes adoleshent nga sulmi me thikë në Austri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?