By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Se Daçiqi rrenë, s’ka nevojë për dëshmi, ai ka 30 vjet që e bën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Se Daçiqi rrenë, s’ka nevojë për dëshmi, ai ka 30 vjet që e bën
Ballina 1Lajme

Gërvalla: Se Daçiqi rrenë, s’ka nevojë për dëshmi, ai ka 30 vjet që e bën

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 1:35 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, në raportim para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ndër të tjera, foli edhe për sfidën në raport me pesë vendet e BE-së, mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës.

Ministrja Gërvalla tha se pavarësisht këtij fakti, me disa prej tyre, Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore. Madje, ajo u shpreh se prej Greqisë, pret që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.

“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere”, tha ministrja Gërvalla, duke shtuar se -“natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë asnjë shteti të pavarur dhe sovran”.

Gjatë raportimit para Komisionit, ministrja Gërvalla tha se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në maj të vitit të kaluar, kurse Gërvalla tha se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, e jo vitesh.

“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani”, tha Gërvalla.

“Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.

Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Europian, Gërvalla tha se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë se si proces do të zgjasë, siç ndodh edhe me vendet e tjera, duke shtuar se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor. Ministrja tha se tashmë ambasadorët nuk paguhen njësoj, por sipas standardit dhe indekseve ndërkombëtare.

“Por hapi është i duhur. Ambasadori në Podgoricë e ai në Tokio, nuk mund ta kenë pagën e njëjtë”, tha Gërvalla, duke shtuar se është rishqyrtuar kjo çështje, por duhet punuar edhe më tej.

Gërvalla u pyet edhe për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili raportohet në mediat sllovene si person i përfshirë në transaksione të dyshimta.

Por ministrja Gërvalla, duke iu drejtuar deputetes Time Kadrijaj nga AAK, që e parashtroi këtë pyetje, u shpreh se -“do të vijë dita që ju do të skuqeni për këtë që po i bëni ambasadorit Berishaj”.

Ajo tha se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se është një media në Slloveni që merret me këtë temë dhe që e njëjta ngjarje ripërtypet në Kosovë.

Sa i përket çështjes së çnjohjeve nga vende të ndryshme të raportuara nga Serbia dhe lobimit që ky vend bën në dëm të Kosovës, ministrja Gërvalla tha se të gjitha do të demantohen një nga një.

“Jemi duke punuar me secilin shtet veç e veç, si ne ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë për të parë nëse ka ndonjë lëvizje, por deri më tani nuk ka asnjë indikacion për çnjohje të pretenduara”, tha Gërvalla.

“Se Daçiqi rren, kjo nuk besoj se duhet dëshmuar sepse ai ka 30 vjet që e bën këtë. Nga një person që ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit, nuk ke çfarë të flasësh për të”.

Ministrja Gërvalla kërkoi mirëkuptim që për shkaqe të kohës, të mos zgjatet raportimi më shumë se një orë, kurse javën tjetër tha se do të mund të raportonte më gjatë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Beteja “përmes ferrit” e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Kremlini pranoi humbjen e aleatit të fundit në Evropë: Rusia e shpalli Hungarinë një vend “jomik”
Ish-eprori I lartë i UÇK-së e godet me tallje të ashpra Hashim Thaçin, i cili po ‘zgërdhihej’ nga dëshpërimi dhe inati i dëshmitarit Geci në Speciale!
Vriten dy persona nga bombardimet ruse në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?