By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez, kërkon mbështetje diplomatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez, kërkon mbështetje diplomatike
Lajme

Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez, kërkon mbështetje diplomatike

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 2:43 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

I ftuar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në rezidencën franceze në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë takoi një delegacion nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, të përbërë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel.

Kryeministri Kurti falënderoi senatorët francezë për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë etapave, nga çlirimi, pavarësimi, e deri te shtet ndërtimi dhe konsolidimi ndërkombëtar. Ai i informoi delegacionin francez rreth zhvillimeve në Kosovë, çështjes së dialogut me Serbinë, si dhe rreth sfidave të aspektit të sigurisë, që kërcënojnë rajonin dhe vendin tonë. Kryeministri foli për fokusin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të Mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, bujqësisë dhe energjisë. Theks të veçantë vendosi te rritja e investimeve të huaja në Kosovë dhe veprimet e hapat, që Qeveria ka ndërmarrë për mundësimin e këtyre investimeve.

Senatorët francezë u shprehën të kënaqur për progresin që Kosova ka arritur në shumë fusha sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rritjes së transparencës dhe forcimin e demokracisë. Ata si përfaqësues të partive të ndryshme politike në kuadër të senatit francez, theksuan se do të jenë të bashkuar në mbështetje të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Francës dhe Kosovës, me fokus në fushën e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mjedisit.

Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen për mundësitë e rritjes dhe avancimit të aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, si dhe mbështetje diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe në BE.

Gjatë takimit, po ashtu u diskutua edhe për sfidat aktuale të sigurisë në nivel global, agresionin dhe invazionin ushtarak rus ndaj Ukrainë dhe pasojat e tij për ekonominë dhe sigurinë e kontinentit.

Në takimin me senatorët dhe darkën e shtruar nga ambasadori francez, Kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Arbëresha Kryeziu Hyseni, Këshilltari i Kryeministrit për mbrojtje dhe siguri, kolonel Ejup Maqedonci, si dhe Elvis Hoxha. /Kosovatimes/

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gazetari kosovar tregon se Kurti e ka bërë gati letrën e dorëheqjes

Kosova Times Kosova Times January 28, 2023
“Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
96 raste aktive me Covid-19
Kurti: Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?