By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Institucionet financiare pa udhëheqës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Institucionet financiare pa udhëheqës
Ballina 1Tema

Institucionet financiare pa udhëheqës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 5:02 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Tri institucione kryesore financiare të Kosovës, të cilat menaxhojnë paratë e shtetit dhe të kontributpaguesve, kanë mbetur pa udhëheqje, për shkak të “luftës politike”, thotë profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

Sipas tij, partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës synojnë që pozitat t’ua shpërndajnë njerëzve të tyre.

Ndërkohë që stabiliteti financiar i shtetit lëkundet, institucionet nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trust, ka mbetur pa bord nga 1 marsi. Në fund të po këtij muaji ka skaduar edhe mandati i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa Administrata Tatimore e shtetit menaxhohet me ushtrues detyre nga viti i kaluar.

Të premten, më 7 prill, Komisioni për buxhet dhe financa ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të nisë nga fillimi. Kurse, ai i përzgjedhjes së kandidatëve për Bordin e Fondit Pensional po të premten është kthyer në pikën zero.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës mbledh paratë e kontributpaguesve kosovarë. Shuma e këtyre mjeteve ka arritur në mbi 2.4 miliardë euro – një pjesë e të cilave është e investuar në tregjet ndërkombëtare.

Tentimi i parë për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Trustit ka dështuar.

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi më 7 prill se, për shkak të mangësive të evidentuara, konkursi do të rishpallet javën e ardhshme.

Siç thuhet, gjatë konkursit “kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore”.

Aktivitetin e Fondit të Kursimeve e rregullon Kuvendi i Kosovës, i cili emëron anëtarët e Bordit, ndërsa e mbikëqyrë Banka Qendrore e Kosovës.

Mandati katërvjeçar i të gjithë anëtarëve ka skaduar në nëntor të vitit të kaluar, por, për shkak të mosemërimit, ata e kanë vazhduar mandatin edhe për 90 ditë.

Mandati i tyre ka përfunduar në fund të muajit shkurt.

Konkursi për anëtarë të Bordit ka qenë i hapur në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe për këto pozita kanë konkurruar 48 kandidatë. Nga Fondi thonë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha dokumentet e pranuara nga ta janë dërguar në Bankën Qendrore të Kosovës.

Bordi përbëhet nga së paku pesë anëtarë profesionistë, dy anëtarë përfaqësues, një i organizatave të punëdhënësve, një i organizatave të punëmarrësve dhe një përfaqësues i Qeverisë pa të drejtë vote.

“Në mungesë të Bordit drejtues nuk mund të ndryshohet gjendja e investimeve. Asnjë lëvizje e mjeteve, shtim, tërheqje ose ndryshim nuk mund të bëhet nga organet e tjera të Fondit”, thotë zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kontributet e reja mbesin në llogarinë e Fondit të Kursimeve Pensionale dhe në Bankën Qendrore të Kosovës. Mjetet e Trustit janë të investuara në 23 fonde të ndryshme në gjithë botën.

Në rast të shfaqjes se ndonjë vështirësie financiare në tregjet ndërkombëtare, ku janë të investuara mjetet, mungesa e Bordit e pamundëson qasjen në investime. Pasojat, pastaj, barten te qytetarët, thotë profesori Bektashi.

Nëse në bursat ndërkombëtare ka luhatje të çmimeve, mund të ulen investimet e, rrjedhimisht, edhe vlera e mjeteve të kontributpaguesve, sqaron ai.

“Çdo ditë e humbur në zgjedhjen e Bordit drejtues është rrezik potencial për paratë e kontributpaguesve”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Stabiliteti financiar në BQK, në duar të guvernatorit të përkohshëm

Ndërkohë, Komisioni për Buxhet dhe Financa, më 7 prill ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që të kthejë në pikën zero edhe procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore, për shkak të “mospërmbushjes së kushteve të përcaktuara në ligj”.

Marrë parasysh që guvernatori është edhe anëtar i Bordit të BQK-së, kjo nënkupton se ky trup është edhe pa një anëtar.

Ky institucion aktualisht menaxhohet nga guvernatori i përkohshëm, Bashkim Nurboja.

BQK-ja, më 1 shkurt, ka dërguar listën e kandidatëve për këtë pozitë në Kuvend dhe në Qeveri.

Ferat Shala, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 6 prill se konkursi “shkelje ligjore” dhe se “ka ardhur (në komision) me strategji për ta dështuar atë”.

Shala dha më shumë informacione se për çfarë strategjie bëhet fjalë.

“Kjo është rezultat i politikave të mazhorancës për të vendosur kuadro të dëgjueshme në institucionet financiare”, u shpreh Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, për shkak të interesave të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, stabiliteti financiar i vendit po vihet në rrezik.

“Institucionet pa udhëheqje, nuk e kanë fuqinë, nuk e kanë autoritetin, nuk e kanë guximin të marrin vendime të mëdha, siç është rasti i investimeve të Trustit, pastaj kredive të mëdha apo edhe rishikimi i politikave të institucioneve. Aktualisht, nuk ka fuqi vendimmarrëse të Trustit dhe BQK-së, për t’i përshtatur politikat konform situatës ekonomike që po kalon vendi”, tha Shala.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Armend Mujën, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, njëherësh deputet nga partia në pushtet, për ta pyetur lidhur me këto procese, por ai nuk u përgjigj.

Kurse gjatë fjalës në komision, ai ka thënë se “pasi të bëhet përzgjedhja duhet të lansohet procesi i verifikimit të integritetit. Lista e të emëruarve për përzgjedhje duhet të sigurohet, sipas ligjit, a ka qenë i dënuar për shkelje të ligjit, a ka qenë debitor në një procedurë të falimentimit dhe për arsye të sjelljes jo të mirë ka pas shkelje, ka edhe pika tjera…”, ka thënë Muja.

Edhe ATK-ja me ushtrues detyre

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) udhëhiqet, po ashtu, me ushtrues detyre, Ilir Murtezajn, nga shkurti i vitit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni emërohet nga kryeministri i Kosovës, bazuar në rekomandimin e dorëzuar nga Ministria e Financave.

Zyra e kryeministrit dhe Ministria e Financave nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se kur pritet të shpallet konkurs për këtë pozitë dhe a pengon në proceset vendimmarrëse pozita e ushtruesit të detyrës.

Misioni ATK-së është që t’i mbledhë tatimet dhe kontributet, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Vitin e kaluar, ky institucion ka inkasuar 723.9 milionë euro tatime.

“Luftë politike” për pozita udhëheqëse

Në mungesë të Bordit drejtues, guvernatorit dhe drejtorit të përgjithshëm, institucionet nuk janë efektive dhe nuk kanë mundësi që të marrin vendime adekuate, thotë profesori Bektashi.

Mosemërimin e tyre, ai e quan “luftë politike”, pasi në Kosovë, sipas tij, ka kuadro të mjaftueshme profesionale për t’i udhëhequr këto institucione.

“Në fund të fundit, kjo është një luftë politike në mes të partive parlamentare, por pasojat dhe dëmin e përjetojnë qytetarët e thjeshtë, qofshin ata tatimpagues apo kontribuuesit në Trustin Pensional të Kosovës”, thotë Bektashi.

Lëvizja Fol, që bën fushatë kundër korrupsionit, e cilëson si dështim të Qeverisë së Kosovës mosemërimin e udhëheqësve të institucioneve financiare.

“Nuk ka mungesë të kuadrove, por tentim për ndërhyrje politike po, gjë e cila po i largon profesionistët nga aplikimi në këto pozita”, thotë Viona Bunjaku, hulumtuese në këtë lëvizje.

Organizatat e shoqërisë civile, por edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë vazhdimisht kanë dhënë kritika se në bordet e shumicës së institucioneve publike, emërohen njerëz që kanë të kaluar politike ose që kanë lidhje të drejtpërdrejta me partitë politike.

Madje, një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, i publikuar në vitin 2020, ka nxjerr në pah se ndër pozitat më atraktive në sektorin publik në Kosovë, janë ato nëpër borde të kompanive publike dhe të institucioneve të pavarura.

Sipas këtij raporti, për shkak të të ardhurave të larta mujore, përgjegjësisë së shpërndarë dhe llogaridhënies minimale ndaj publikut, partitë në pushtet i shohin bordet më shumë si “mundësi punësimi për anëtarët e partive dhe familjarët e tyre”, sesa si një trupë profesionale për menaxhim të duhur.

You Might Also Like

Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i

PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times December 23, 2024
Fitore bindëse për Shqiponjën e Vushtrrinë, fiton edhe Kastrioti
Shehaj: Po punoj për një alternativë re politike, kam nisur takimet
DiCaprio i fotografuar me të dashurën në Paris, u përpoq të shmangte fotografët me maskë në fytyrë
Lideri finlandez: Rusia po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?