By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bota i frikësohet përsëri armëve bërthamore: Cilat vende kanë më shumë koka bërthamore në vitin 2025
June 13, 2025
Khamenei emëroi komandantë të rinj në vendet e të vrarëve
June 13, 2025
Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës ajrore për të sulmuar Iranin
June 13, 2025
WSJ: Operacioni i Izraelit kundër Iranit pritet të zgjasë 14 ditë
June 13, 2025
Ukraina nuk është e interesuar për negociata me Rusinë pa diskutuar një armëpushim
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e sigurisë nuk presin eskalim të situatës në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët e sigurisë nuk presin eskalim të situatës në veri
Ballina 1Lajme

Ekspertët e sigurisë nuk presin eskalim të situatës në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 2:17 PM
Kosova Times Published April 8, 2023
Share
SHARE

Sulmet e ndryshme e tendencat për destabilizimin e situatës në veri, janë shpeshtuar kohëve të fundit, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të parapara për 23 prill. Ekspertë të sigurisë thonë se niveli i tensioneve eventuale është i ndërlidhur me urdhrat që do të vijnë nga Beogradi. Megjithëkëtë, për zgjedhjet në veri ata nuk presin tensione si dikur.

Një numër i konsiderueshëm veturash të qytetarëve serbë, të regjistruara rishtas me targa RKS, janë djegur kohëve të fundit në veri të Kosovës. E, për de-stabilizimin eventual të kësaj pjese, ka disa informacione edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, e cila ditë më parë njoftoi Kuvendin se pjesëtarë serbë të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile po trajnohen në Rashkë, me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

Ekspertë të sigurisë thonë se tensionet eventuale në veri, më shumë se me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 23 prill, ndërlidhen me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një mendim të tillë e ka edhe eksperti Avni Islami, i cili thotë se për zgjedhjet në veri, nuk pret tensione si dikur.

“Duke pasur parasysh që marrëveshja e Ohrit është e obligueshme dhe se për këtë është pajtuar edhe vetë Serbia, unë nuk pres tensionim të situatës në veriun e Kosovës, ashtu siç kemi pasur kohë më parë, kur kishte të vendosura barrikada në rrugë, e grupe kriminale të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiq, madje kishin përdorur edhe armët e zjarrit”, tha Islami për RTK-Radio Kosovën.

Eksperti tjetër i sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se në veri të Kosovës ka grupe terroriste që në vazhdimësi terrorizojnë serbët në veri, e herë pas here ndërmarrin edhe aksione kundër organeve shtetërore të Kosovës. Sipas tij, përkeqësimi eventual i situatës në veri, varet direkt nga urdhrat që vijnë nga Beogradi zyrtar.

“Leja se sa do të jetë ky destabilizim merret në Beograd, duke e parë disponimin e faktorëve të jashtëm. Ndërkohë që, mendoj se për shkak të prezencës së KFOR-it, në veri, nuk do të ketë hapësirë dhe kapacitete që të eskalojë situata deri në atë masë sa për të rrezikuar skajshmërisht rendin kushtetues të Republikës së Kosovës ”, tha Kajtazi për RTK-Radio Kosovën.

Grupe të organizuara serbësh në veri të Kosovës, të nxitur nga Lista Serbe dhe drejtuesit e Serbisë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, mjaft shpesh kanë krijuar tensione e ngritur barrikada në rrugë. Barrikadat e fundit, të vendosura me 5 nëntor 2022, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS, nuk u hoqën deri në fund të dhjetorit, ndonëse kjo u kërkua në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar.

You Might Also Like

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Dita e Çlirimit të Suharekës, Haradinaj: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Osmani takon kryeministrin japonez, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

Kosova Times April 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Prigozhin duket se po planifikon të marrë kontrollin e Rusisë së drejtë
Kurti: Lehtësohet lëvizja dhe ndërlidhja e komunave veriore
Krasniqi: Bllokimi pamundëson të flasim për vendimet e ZRrE-së
Banka Evropiane e Investimeve i jep Ukrainës 500 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?