By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan
Ballina 2Rajon / Botë

Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan

Kosova Times
Last updated: 2023/04/09 at 9:57 AM
Kosova Times Published April 9, 2023
Share
SHARE

Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake.

Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, ShBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.

Tajvani tha se të paktën 71 avionë kinezë kanë fluturuar përreth ishullit të shtunën.

Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit. Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei kanë akuzuar Pekinin se po përdorë vizitën e presidentes Tsai Ing-wen në ShBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Në ditën e parë të stërvitjeve, një nga anijet kineze qëlloi teksa po lundronte afër ishullit Pingtag, që paraqet pikën më të afërt të Kinës me Tajvanin.

Këshilli i Çështjeve të Oqeanit të Tajvanit, që drejton Rojet Bregdetare, publikoi video që shfaqnin një nga anijet tajvaneze duke u ndjekur nga një luftanije kineze. Megjithatë, ky këshill nuk tregoi se në cilin vend u incizua kjo video.

Por, në këto pamje mund të dëgjohet një marinar duke i thënë anijes kineze përmes radios: “Seriozisht jeni duke e dëmtuar paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë. Ju lutem që menjëherë të ktheheni mbrapsht dhe të largoheni. Nëse vazhdoni të veproni kështu ne do të ndërmarrim masa”.

Përderisa dita e parë e stërvitjeve u mbyll në mbrëmjen e së shtunës, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpej thanë se ato nisën mëngjesin e së dielës me fluturimin e avionëve luftarakë.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit i kanë bërë thirrje Kinës që të “tregojë përmbajtje dhe të mos e ndryshojë status quo-në”.

Një zëdhënës i DASh-it tha se ShBA-ja “po monitoron nga afër veprimet e Pekinit” dhe insistoi se ShBA-ja ka “burime të mjaftueshme dhe aftësi në rajon për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të përmbushur zotimet e sigurisë tonë kombëtare”.

ShBA-ja ka prishur raportet diplomatike me Tajpein në favor të Pekinit më 1979, por ka legjislacion të miratuar që e detyron atë t’i japë Tajvanit ato që i duhen për të mbrojtur veten.

Presidenti amerikan, Joe Biden, disa herë ka thënë se ShBA-ja do të intervenonte nëse Kina do ta sulmonte ishullin.

Gjatë vizitës në ShBA, presidentja tajvaneze Tsai falënderoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy për “mbështetjen e palëkundur” të Amerikës, duke argumentuar se ndihma e Uashingtonit ka siguruar “popullin e Tajvanit se ne nuk jemi të izoluar dhe nuk jemi vetëm”.

Mediat shtetërore kineze thanë se ushtrimet ushtarake, që do të zgjasin deri të hënën, “paralelisht do të organizojnë patrullime dhe përparime përreth ishullit të Tajvanit, duke simuluar një rrethim të plotë dhe duke shfaqur pozicionin e mbrojtjes”.

Në këto stërvitje, sipas mediave kineze do të përfshihen luftanije, forca ajrore sulmuese dhe bombardues.

Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit. Që atëherë, Tajvani e ka konsideruan veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij. Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times April 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
HRW: Rusia kishte një “qendër të torturës” dhe kreu krime lufte në Herson
Putini po përgatit një operacion të madh ushtarak?! Kremlini përpunoi dy skenarë të mundshëm, i treti varet vetëm nga vendimi i Lukashenkos
Osmani për datën e zgjedhjeve: Nuk ka dallim një javë më shumë a më pak
AME: 87 vatra zjarri të regjistruara në vend, 8 ende aktive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?