By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e V. në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e V. në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e V. në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/04/11 at 9:00 PM
Kosova Times Published April 11, 2023
Share
SHARE

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, u ka thënë të martën krerëve institucionalë në Maqedoni të Veriut se duhet të punojnë me vendosmëri në parandalimin e përhapjes së dezinformatave.

Ai është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, me të cilët ka diskutuar për dezinformat ruse dhe kineze dhe ndikimin e tyre ndaj gjendjes së sigurisë.

“Është e qartë se burimi kryesor i kërcënimit në këtë pjesë të botës është dezinformata e gjeneruar nga Rusia…presidenti (rus, Vladimir) Putin mendoi se mund të pushtonte Ukrainën dhe të ndante Evropën, por ai dështoi. Por kjo nuk do të thotë se Rusia nuk vazhdon të përhapë ‘helmin’ e dezinformimit dhe ndarjes”, ka thënë Rubin.

Duke folur për Rusinë, Rubin ka thënë se është i sigurt se në Kremlin ka njerëz që nuk duan që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Jam i sigurt se ka njerëz në rajon, dhe në Kremlin, që nuk duan përparim në procesin që do t’i lejojë Maqedonisë së Veriut të ecë përpara drejt BE-së. Unë jam i sigurt se ata janë ulur diku duke menduar se çfarë të bëjnë për ta bërë atë një problem dhe gjithçka që mund të them është se Qeveria këtu do të punojë me ne për të krijuar një qasje më të gjerë shoqërore për trajtimin e dezinformimit, si institucionet, ligjet, standardet, e tjera”.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë masa për t’u përballur me efektet e dëmshme të dezinformatave që, sipas tij, kanë për qëllim të fusin frikë dhe pasiguri në popullatë, për të minuar demokracitë e tyre dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese, në dëm të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, për të përhapur ndikime te të tretët.

“Qeveria qëndron e vendosur në luftën kundër dezinformimit dhe po krijon vazhdimisht partneritet në këtë betejë globale, me partnerë strategjikë, me shërbime të pavarura të verifikimit të fakteve, me institucionet vendase, me organizatat mediatike dhe me median. Vetëm me qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse të të gjitha palëve të interesit në shoqëri do të mund të përballemi me veprimet e dëmshme të dezinformatave”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.

Për rreziqet nga dezinformatat ruse ka folur edhe Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Kërcënimet hibride, duke përfshirë dezinformimin, synojnë të ulin elasticitetin tonë shoqëror dhe të shkaktojnë ndarje të brendshme dhe mosbesim të qytetarëve tek institucionet dhe efikasiteti i tyre. Prandaj duhet të kemi një qasje të përbashkët që bashkon përpjekjet e të gjithë aktorëve të shoqërisë në përballimin e kësaj sfide”, ka thënë Petrovska.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times April 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tek miliarderi Rotenberg u gjeten 7 vila dhe apartamente sekrete në Evropë

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Szijjarto: Ballkani po pret prej 14 vitesh që të anëtarësohet në BE
Aksident në SARDENI: Kryetari polak ra nga kati i katërt i hotelit dhe vdiq
Një shpërthim në një kantier detar në Stamboll
Kurti takon presidentin e ri të KE-së: Kosova e përkushtuar drejt BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?