By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Koloni izraelit në Bregun Perëndimor vret aktivistin Odeh Hadalin: “Ai qëllonte si i çmendur”
July 28, 2025
Sa kushton të marrësh me qira një apartament në kryeqytetet evropiane?
July 28, 2025
Kush kë po e gënjen në Serbi rreth marrëveshjes me Kosovë?
July 28, 2025
Ambasadori serb në SHBA takohet me Donald Trumpin
July 28, 2025
Mali i Zi vendos sanksione të reja kundër Rusisë
July 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikata e Shërbimit të Jashtëm proteston para MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikata e Shërbimit të Jashtëm proteston para MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi
Ballina 1Lajme

Sindikata e Shërbimit të Jashtëm proteston para MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 1:12 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka mbajtur sot protestë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me zhvillimet e fundit në këtë dikaster.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Albert Prenkaj ka thënë para mediave se kanë dal që të shprehin pakënaqësinë dhe mospajtimet me zhvillimet e kohëve të fundit në këtë ministri.

Prenkaj i cili në ta kaluarën ka qenë drejtor i përgjithshëm në MPJD, ka thënë se në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi.

“Protesta e sotme është akt publik dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm i shprehjes tonë të pakënaqësive të veprimeve të jashtëligjshme dhe arbitrare të kësaj ministrie. Ajo që po ndodh sot është e paprecedentë që asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur”, ka thënë Prenkaj.

Ai ka shtuar se kolegët e tyre janë të frikësuar shkaku i presionit që po ushtrohet ndaj secilit prej tyre.

“Jemi dëshmitar të një presioni ndaj secilit prej nesh dhe ne i pam kolegët tonë duke u larguar sepse janë të frikësuar. Në MPJD është instaluar sistemi i frikësimit, shtantazhimit dhe kërcënimit në mënyra nga më të ndryshme ndaj zyrtarëve tanë Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, janë prekur fundamentet e Kushtetutës. Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt i përshtatshëm për punë”, ka thënë Prenkaj.

Prenkaj ka shtuar se për të ndërprerë njëherë e mirë këtë dukuri të pakuptimtë ne kërkojmë që:

  1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
  2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;
  3. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
  4. Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)
  5. Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal.
  6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës.
  7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
  8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik;
  9. Te ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele).
  10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
  11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;
  12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.
  13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese
  14. Nxjerrja e aktemerimeve ne mënyrë selektive dhe mohimi për një pjese te nëpunësve civil.

Prenkaj shtoi se kërcënimet dhe shantazhet ndaj tyre po bëhen përmes formave të ndryshme duke mos specifikuar ndonjë. Në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe përfaqësuesit nga BSPK-ja.

You Might Also Like

Haxhiu: Jemi angazhuar pandërprerë për të adresuar krimet e luftës

Maqedonci: Kosova dhe Irlanda, partneritet në rritje në fushën e mbrojtjes

Thunberg në Reporting House, mëson historinë e protestave në vitet e `90-ta

Ndryshimet klimatike shtojnë rrezikun e zjarreve të shumta

UGSH: Institucionet ligjore, të zbardhin të plotë ndodhinë e Vlorës, të përcaktojnë publikisht dhe konsiderojnë statusin dhe denoncimin e gazetarit Enrik Mehmeti

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Rusia refuzoi të dënojë sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Shkupi sërish kërkon ekstradimin e Gruevskit
E fshehtë, e saktë, e pamëshirshme dhe e frikshme. Ky është Mossad
Rritje e falimentimeve të firmave në Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?