By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle
January 11, 2026
Një pjatë e ngopshme që do ta shijoni
January 11, 2026
Gati në 10 minuta: Një recetë salce e bardhë me 4 përbërës që shkon në mënyrë perfekte me makaronat
January 11, 2026
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria shpall 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria shpall 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Ballina 1Lajme

Qeveria shpall 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 12:16 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka shpallur 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim është marrë në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se shpallja e kësaj dite bëhet për të “njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave e vajzave, por edhe të burrave e djemve të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës” së fundit në Kosovë më 1998-99.

Pavarësisht se nuk ka numër të saktë, sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë rreth 20.000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe.

Që nga viti 2014, kur është miratuar legjislacioni, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë mund të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe të përfitojnë një pension prej 230 eurosh.

Aplikimin ata e bëjnë përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës. Por, ata duhet të kalojnë përmes disa procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të tyre.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur dhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore. Këto të dhëna paraqiten para një komisioni qeveritar, dhe nëse ky komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij.

Deri më tani, mbi 1.000 personave u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

You Might Also Like

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sa ukrainas vdiqën si rezultat i sulmeve ruse në prill

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Rukiqi i LDK-së e quan propagandë tabelën e ministrit Murati për pagat: E injoroi inflacionin
Bërnabiq shpalos prioritetet e Qeverisë së re
Xhaxhai i Aminit dënohet me burg për shkak se i mbështeti protestuesit iranianë
Nis fushata globale kundër dhunës në baza gjinore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?