By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit
Ballina 2Rajon / Botë

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 1:52 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit të dielën, për shkak të, siç tha Ministria e Transportit të Tajvanit, “aktiviteteve hapësinore”.

Mbyllja e qiejve vjen pasi Pekini ka kryer stërvitje masive treditore javën e kaluar përreth Tajvanit. Gjatë këtyre ushtrimeve, Kina ka simuluar goditjeve e objektivave kyçë dhe është stërvitur se si ta bllokojë këtë ishull vetëqeverisës.

Krijimi për një kohë të shkurtër të zonës së ndalim-fluturimit duket se është e lidhur me stërvitjet ushtarake. Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina do të vendosë kufizime “në zonat e konvergjencës së shumë rrugëve ndërkombëtare” duke u thirrur në “aktivitete hapësinore”.

Kufizimet, sipas Tajpeit, do të jenë në fuqi për 12 orë gjatë së dielës.

Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina fillimisht kishte synuar që të mbante në fuqi këtë zonë të ndalim-fluturimit për tre ditë, por pas kundërshtimeve të Tajpeit, ky vendim u rishqyrtua.

Tajvani tha se e ka informuar Kinën se “ky vendim është i paarsyeshëm dhe do të sjellë rreziqe të mëdha dhe të panevojshme gjatë fluturimit në rajon dhe do të dëmtojë të drejtat dhe interesat e aviacionit ndërkombëtar”.

“Në veri [ku do të vendoset zona e ndalim-fluturimit] ka shumë rrugë të fluturimeve ndërkombëtare, përfshirë për në Japoni, Kore të Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Edhe Japonia tha se është njoftuar për këtë vendim të Kinës.

Megjithatë, autoritetet në Kinë nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur së fundmi. Stërvitjet ushtarake afër Tajvanit Pekini i mbajti në përgjigje të vizitës së presidentes tajvaneze në ShBA javën e kaluar.

Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit. Që atëherë, Tajvani e ka konsideruan veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij. Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndërrohen pajisjet elektronike për votim të Kuvendit të Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Kosova rekruton punëtorë aziatikë 11 minuta më herët
Katër bashkëpunëtorët e Medvedchuk morën dënime me burg në rastin e përgatitjes së një grushti shteti në Ukrainë
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?