By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katër persona humbën jetën në një aksident automobilistik në autostradën Torino-Milano, njëri prej të cilëve po ngiste në drejtimin e kundërt
July 27, 2025
Çështja e tarifave Trump: “Ursula bëri një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne. Do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë.”
July 27, 2025
Krasniqi pret drejtuesit e ETU-së, flasin për bashkëpunimin e KOK-ut me FTK
July 27, 2025
Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
July 27, 2025
Putin u shfaq publikisht në Shën Petersburg për herë të parë pas një kohe të gjatë
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si planifikon Rusia ta përdorë teknologjinë për t’i ndjekur ata që i ikin regjistrimit ushtarak?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si planifikon Rusia ta përdorë teknologjinë për t’i ndjekur ata që i ikin regjistrimit ushtarak?
Ballina 2Rajon / Botë

Si planifikon Rusia ta përdorë teknologjinë për t’i ndjekur ata që i ikin regjistrimit ushtarak?

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 12:33 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Reuters

Për herë të parë Rusia është gati të prezantojnë projektin për regjistrimin elektronik ushtarak, në përpjekje për të shtuar forcat e saj ushtarake në Ukrainë dhe për t’i përndjekur ata që i shmangen regjistrimit.

Më poshtë i gjeni disa fakte thelbësore për procedurat e regjistrimit të ushtarëve në Rusi, çfarë planifikohet të ndryshohet dhe pse.

Si regjistrohen rusët në ushtri?

Shërbimi njëvjeçar në ushtrinë ruse është i detyrueshëm për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 27 vjeç. Ekzistojnë dy periudha vjetore të rekrutimit: në pranverë dhe vjeshtë. Mund të shpallen, gjithashtu, mobilizime të njëpasnjëshme – si ai i shpallur vitin e kaluar që rekrutoi mbi 300.000 burra për të luftuar në Ukrainë – duke synuar burra në një gamë shumë më të gjerë moshe.

Sipas sistemit që ekziston deri më tani, meshkujve iu dërgohet kërkesa në formë të letrës për t’iu bashkuar ushtrisë, thirrja iu dërgohet në shtëpi apo në vendin e punës.

Ata duhet personalisht ta nënshkruajnë dokumentin si konfirmim i pranimit të saj.

Në letrën e dërguar iu kërkohet të paraqiten deri në një datë të caktuar në një nga zyrat për regjistrim ushtarak.

Megjithatë, mund të jetë e vështirë për rekrutuesit ushtarakë dhe policinë të dërgojnë dokumente të tilla ose t’i gjejnë këta njerëz, pasi shpesh atyre u mungojnë adresat më të fundit të shtëpive të tyre.

Si do të rekrutohen burrat rusë në të ardhmen?

Në përputhje me planin e ri, burrat rusë do të fillojnë të marrin thirrjen me postë të regjistruar, si dhe përmes llogarive të tyre në portalin e shërbimeve publike në internet “Gosuslugi”, që është po e njëjta ueb-faqe që përdoret për të caktuar termin me mjekun ose për t’i menaxhuar pensionet shtetërore.

Sistemi i vjetër i dorëzimit të kërkesave personalisht do të mbetet gjithashtu në fuqi. Rregullat e reja do të zbatohen, si për rekrutët, ashtu edhe për burrat që janë shënjestër e mobilizimit ushtarak.

Thirrjet elektronike do të kenë fuqi ligjore që nga momenti kur do të dorëzohet në llogarinë personale të dikujt, pavarësisht nëse mbajtësi i llogarisë e ka parë apo jo.

Nëse për ndonjë arsye ftesa nuk mund të dorëzohet në mënyrë elektronike, ajo do të konsiderohet e dorëzuar shtatë ditë pas publikimit të saj në një “regjistër të thirrjeve” të sapokrijuar.

Si do t’i trajtojë Rusia personat që i shmangen rekrutimit ushtarak?

Ata që nuk paraqiten në zyrën e regjistrimit ushtarak deri në datën e kërkuar pas marrjes së thirrjes elektronike, u ndalohet menjëherë të udhëtojnë jashtë shtetit.

Ndalimi do të jetë i pacaktuar, derisa personi të raportojë në një zyrë të regjistrimit ushtarak.

Një “regjistër i unifikuar i të dhënave ushtarake” do të përmbajë informacion për këdo që i është ndaluar të largohet nga vendi dhe rojet kufitare do të kenë qasje në të.

Nëse dikush i shmanget rekrutimit, autoritetet do të autorizohen të marrin masa më të ashpra si vendosja e ndalimit të ngasjes së automjetit, ndalimi i marrjes së kredive dhe hipotekave, kufizimet në marrjen e përfitimeve, si dhe të pagesave të caktuara shtetërore.

Përveç kësaj, do të mbetet në fuqi përgjegjësia penale për shmangie nga rekrutimi. Qytetarët rusë, aktualisht, përballen me dënim prej dy vjetësh burgim për shmangie nga shërbimi ushtarak.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën në një aksident automobilistik në autostradën Torino-Milano, njëri prej të cilëve po ngiste në drejtimin e kundërt

Çështja e tarifave Trump: “Ursula bëri një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne. Do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë.”

Putin u shfaq publikisht në Shën Petersburg për herë të parë pas një kohe të gjatë

Avioni rus Su-27UB u shkatërrua, inteligjenca ukrainase publikoi një video

Zjarre të mëdha po bien në Greqi, Turqi dhe Shqipëri. “Ky është apokalipsi”

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina thotë i rrëzoi 15 dronë rusë gjatë natës

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
Bislimi: Votuesit nga Kosova në Medvegjë mund të përballen me pengesat administrative në kufi
Arrestohet një burrë shqiptar pasi i kërcënoi policët gjermanë me hanxhar
Rosstat parashikoi një reduktim të popullsisë së Rusisë me 3 milionë njerëz deri në vitin 2030
Reagon Ministria e Drejtësisë për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?