By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Misioni i Ilir Hasanajt për krijimin e kinemave alternative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Misioni i Ilir Hasanajt për krijimin e kinemave alternative
Ballina 1Lajme

Misioni i Ilir Hasanajt për krijimin e kinemave alternative

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 5:18 PM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

Ilir Hasanaj, regjisor i filmit, me origjinë nga Kosova, por i rritur në Zvicër, është i diplomuar në Departamentin e Filmit të Universitetit të Arteve të Cyrihut.

Projektet filmike me tema të rëndësishme shoqërore, me fokus Kosovën, e kanë rikthyer atë në vendlindje.

Aktivitetet e tij në Prishtinë lidhen me krijimin e hapësirave alternative për filmbërësit, duke sjell një përvojë që u mungonte të rinjve në Kosovë.

Ndërkohë që po punonte në filmin e tij të parë dokumentar, të titulluar “Me dasht’, me dasht’, me dasht’”, Iliri thotë se nuk ka pasur pritje të mëdha, për shkak se nuk kishte përvojë paraprake në Kosovë, por edhe për shkak të vështirësive të komunikimit në gjuhën shqipe, që në vitin 2016 nuk e fliste siç e flet sot.

“E dija që dua ta përfundoj këtë film në Kosovë”, thotë Iliri në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Filmi “Me dasht’ me dasht’ me dasht’” ka pasur prezantime të suksesshme në festivale ndërkombëtare, përfshirë Toronto Hot Docs Film Festival, Solothurn Film Festival dhe Dokufest, ku fitoi shpërblimin e publikut.

Pashmangshëm, puna me artistë lokalë, e lidhi Ilirin më shumë me Kosovën.

“Dy karaktere që më lanë shumë përshtypje ishin [artistët] Arbër Salihu dhe Edona Vatoci. Më mahnitën, si një lloj fryme e re e Kosovës, që nuk e kisha njohur”, thotë Ilir Hasanaj.

Gjatë punës në filmin e tij, Iliri thotë se nisi t’i shihte mangësitë në skenën e filmit në Kosovë.

“Njëra nga to ishte fakti që Prishtina kishte vetëm një kinema, ku shfaqeshin vetëm filma të Hollivudit. Kjo më është dukur një dobësi shumë e madhe, dhe kisha dëshirë ta hapja një kinema ku mund të shfaqen filma të rëndësishëm për historinë e filmit, që qytetarët e Kosovës nga pamundësia e udhëtimit, të paktën të udhëtonin përmes filmit”, thotë ai.

“Në vitin 2016 sa ishte hapur Termokiss [qendër socio-kulturore] e krijova klubin e filmit ku shfaqnim filma tjerë që nuk njiheshim dhe ku mund të shkëmbenim ide, filma, mendime kritike”, shton ai.

Por, aty mungonin kushtet elementare, përfshi energjinë elektrike.

“Më kujtohet që kishim shumë probleme, pasi aty mungonte edhe energjia elektrike. Kishim një gjenerator të cilin e përdornim për shfaqjen e filmave”, thotë ai.

Në vitin 2018, Iliri u inkuadrua në projektin “Hacking Urban Spaces”, iniciuar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, në bashkëpunim me Anibar, Festivalin e Filmave të Animuar në Pejë.

Përmes shfaqjes së filmave, aty janë trajtuar çështje lidhur me planifikimin urban, duke marrë shembuj se si janë zgjidhur probleme të ngjashme në qytete tjera të botës.

Ky projekt u pasua me përfshirjen e Ilirit në ri-funksionalizimin e Kino Armatës në Prishtinë, kinema alternative që deri në vitin 2017 është shfrytëzuar nga administrata e Kombeve të Bashkuara.

Shfaqja e filmave në Kino Armata ka nisur me kushte minimale, ku secili nga të angazhuarit kanë sjellë pajisje private të nevojshme, për ta funksionalizuar këtë hapësirë.

“Ndihesha shumë mirë dhe vazhdoj të ndihem mirë, sepse mendoja që kisha edukimin nga Zvicra dhe kisha talente e energji, të cilën mund ta ndaja. Nuk e kisha idenë që po ndihmoja, kjo vinte natyrshëm”, thotë Iliri.

Pas pjesëmarrjes me filmin e tij në Festivalin Kino Kosova, ai u ftua të jetë pjesë e atij festivali.

Jeta mes Kosovës dhe Zvicrës, i ka ndihmuar në promovimin e filmbërësve kosovarë për audiencën e Zvicrës.

“Është një festival ku filmat nga Kosova shfaqen në Zvicër. Zvicra e ka një popullsi të madhe të shqiptarëve, sidomos nga Kosova. Kosova dhe Zvicra e kanë një lidhje të ngrohtë, dhe ndihesha se duhet të jem pjesë e këtij festivali”, thotë Iliri.

“E kam përgatitur programin me filma të Kosovës dhe më 11-14 maj do t’i shfaqim në Cyrih, ku do të vijnë artistë dhe filmbërës nga Kosova”, shton ai.

E rëndësishme për Ilirin është që përmes filmave të përcillet një imazh tjetër i Kosovës për audiencën në Zvicër, përfshi diasporën.

“Unë e kam përjetuar Zvicrën me stigmatizim dhe racizëm ndaj shqiptarëve. Ka qenë e dhimbshme të shoh një lloj keq-prezantimi të shqiptarëve në media. Dhe ajo çfarë më duket e rëndësishme është që të japim mundësi për përafrim mes shqiptarëve dhe zviceranëve, por edhe ta përditësojmë një lloj koncepti të Kosovës të cilën e kanë parë në lajme”, thotë Ilir Hasanaj.

Ilir Hasanaj, ndërkohë, ka realizuar edhe një film tjetër dokumentar, i titulluar “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni”, projekt ku paraqitet jeta e përditshme e personave të komunitetit LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor…) në Kosovë, i pari projekt ku ata flasin me fytyra të zbuluara dhe zë të pandryshuar.

Aktualisht, ai po e trajton një tjetër temë problematike të shoqërisë kosovare.

Ai është në proces të xhirimit të filmit të tij të ri, i cili trajton të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

E veçanta e këtij projekti, po ashtu, është fakti që xhirimet po bëhen me shirit filmik, një metodë klasike e xhirimit.

You Might Also Like

Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri

Kurti: Siguria në veri është përmirësuar, Serbia ka humbur ndikimin

Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë ATSH Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”. Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve. Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti. Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”. “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.

Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani

Kosova Times Kosova Times January 13, 2023
E papritur, Jordan Henderson drejt rikthimit te ish klubi
Albin Kurti: Nga Investitor i Zgjuar në Kumarxhi Politik
Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte kundër popullatës civile
Ismajli i bashkohet Rrahmanit të Napoli?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?