By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/16 at 1:54 PM
Kosova Times Published April 16, 2023
Share
SHARE

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar bujë me një postim në Telegram për atë që potencialisht mund të jetë fund i luftës në Ukrainë.

Shumë media ukrainase i kanë kushtuar vëmendje pjesës së tekstit të 61-vjeçarit, në të cilin është thënë: “Pushteti dhe shoqëria, sot duhet të vendosë ndalesë në operacionin special ushtarak”, transmeton agjencia e lajmeve dpa.

Edhe pas më shumë se një viti të luftës, Rusia ende i referohet luftës në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.

Prigozhin, i cili e ka postuar këtë tekst të premten në Telegram, ka shtuar se “varianti ideal do të ishte që të përfundonte operacioni special ushtarak dhe Rusia të shpallte se i ka arritur të gjitha synimet e planifikuara – dhe në njëfarë mënyrë i kemi arritur ato”.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo nuk ka arritur të depërtojë në Kiev dhe qytete tjera të mëdha.

Forcat ruse kanë pushtuar pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, përfshirë edhe Gadishullin e Krimesë, të cilin e kanë aneksuar më 2014.

“Për Rusinë, gjithmonë ekziston rreziku që situata në front të përkeqësohet, pas nisjes së kundërofensivës”, ka shtuar Prigozhin.

Ekspertët presin që kundërofensiva ukrainase të nisë në javët në vijim.

Megjithatë, Prigozhin – mercenarët e të cilit janë duke luftuar tani për qytetin lindor të Bahmutit – është deklaruar kundër negociatave që do të nënkuptonin heqjen dorë nga territoret ukrainase që tashmë i kanë pushtuar forcat ruse.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times April 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tërbohen” demat, ndjekin nga pas të pranishmit, plagosen 8 persona në Spanjë

Kosova Times Kosova Times July 7, 2024
Donald Trump dhe Vladimir Putin folën sërish në telefon
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin vjetor
Ambasadori Tahir Shabani zhvillon takime me përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Trepçës
Kastrioti lufton deri në fund, por megjithatë eliminohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?