By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vështrim nga Finlanda: Me ose pa NATO-n, ju duhet ta mbroni vendin tuaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Vështrim nga Finlanda: Me ose pa NATO-n, ju duhet ta mbroni vendin tuaj
Ballina 2Gjeopolitikë

Vështrim nga Finlanda: Me ose pa NATO-n, ju duhet ta mbroni vendin tuaj

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 7:00 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Dekadat e bashkëpunimit me NATO-n dhe pushtimi rus i Ukrainës kanë çuar tek anëtarësimi i Finlandës në NATO, thotë Jarmo Lindberg, ish-komandant i Forcave finlandeze të Mbrojtjes.

Por, pavarësisht NATO-s, vendet duhet të jenë gjithmonë në gjendje që të mbrohen, thotë Lindberg për Radion Evropa e Lirë.

Si shef i mbrojtjes, gjenerali në pension ka qenë oficeri më i lartë i Forcave finlandeze të Mbrojtjes nga viti 2014 deri më 2019.

Finlanda është bërë anëtarja më e re e NATO-s në fillim të prillit.

Radio Evropa e Lirë: Finlanda është tashmë anëtare e NATO-s. Si e ndryshon kjo paradigmën e sigurisë në lidhje me Rusinë?

Jarmo Lindberg: Ka një efekt stabilizues. Ndryshimi më i madh në Evropë, padyshim, ka ndodhur me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës dhe me luftën e vazhdueshme në Evropë. Dhe, anëtarësimi i Finlandës në NATO do të thotë se Finlanda do të ketë garanci të sigurisë nga Neni Pesë [i Traktatit të NATO-s]. Ky është faktori më i rëndësishëm dhe ndryshimi i madh këtu.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimesh mund të ketë në marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë. Natyrisht, tashmë ka një ndryshim të madh nga situata dhe marrëdhënia e paraluftës. Sepse, Finlanda ka qenë me BE-në në të 10 rundet e sanksioneve [kundër Rusisë] dhe industria finlandeze është larguar mjaft nga Rusia. Pra, biznesi ka përfunduar dhe marrëdhëniet kanë ndryshuar tashmë në mënyrë dramatike.

Lufta dhe sulmi rus më 24 shkurt [2022] kanë shkaktuar një ndryshim të madh, sepse, brenda një jave, numri i atyre që kanë qenë pro anëtarësimit në NATO dhe i atyre që kanë qenë kundër [anëtarësimit], kanë ndryshuar vendet në Finlandë dhe shumica e finlandezëve janë bërë pro anëtarësimit në NATO.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë prisni tani, në lidhje me “pasojat ushtarake dhe politike” që ka kërcënuar Rusia?

Jarmo Lindberg: Po, keni të drejtë, ata [rusët] e kanë thënë disa herë gjatë këtij procesi se do të forcojnë cepin veriperëndimor të Rusisë – ndoshta do të formojnë një trup të ri ushtrie, një shtab të ri në zonë, [edhe pse] kjo mbetet për t’u parë. Kapaciteti i ushtrisë ruse, për momentin, është më i vogël në lindje të kufirit finlandez. Për një të ardhme të parashikueshme, Rusia do të jetë e preokupuar në Ukrainë, sepse askush nuk e di se kur do të përfundojë lufta.

Pastaj, ka pasur diskutime edhe rreth luftës me informacione, sulmeve kibernetike e kështu me radhë, dhe gjithashtu kjo mbetet për t’u parë. Ju mund të thoni se lufta informative tashmë po zhvillohet me deklaratat që [po bën Rusia], kështu që kjo nuk është asgjë e re. Dhe, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë veprim dramatik kibernetik.

Pas pranimit zyrtar në NATO, a do të ketë ndonjë ndryshim të asaj që kemi parë tashmë? E vështirë të thuhet. Në njëfarë mënyre, [në këtë pikë] procesi i nënshkrimit nuk ka ndryshuar asgjë.

Radio Evropa e Lirë: Po flasim menjëherë pas zgjedhjeve të fundit në Finlandë, të cilat kanë sjellë ndryshimin e partisë në pushtet. A parashikoni ndonjë ndryshim në politikën e jashtme?

Jarmo Lindberg: Unë, në fakt, jam zgjedhur si përfaqësues në parlament [në zgjedhjet kombëtare të 2 prillit]. Tani jam anëtar i Partisë fituese të Koalicionit Kombëtar. Do të ketë ndryshime në politikën finlandeze, por ato janë parashtruar gjatë Qeverisë së mëparshme, sepse ka qenë Qeveria e mëparshme ajo që e ka marrë vendimin [për t’u anëtarësuar në NATO], bazuar në sondazhet dhe të kuptuarit se shumica e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO. Qeveria e ardhshme do të duhet të krijojë një politikë ndaj Rusisë – me Finlandën tani anëtare të plotë të NATO-s.

Radio Evropa e Lirë: Tani që Finlanda është bërë anëtare e NATO-s, a duhet pritur rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Jarmo Lindberg: Qeveria e re nuk është formuar ende, por është e lehtë të thuhet se do të jetë pro NATO-s, sepse 80 për qind e finlandezëve tani janë pro anëtarësimit në NATO.

Radio Evropa e Lirë: Duke qenë se ju jeni një ish-pilot luftarak, do të doja t’ju pyesja se sa të rëndësishëm janë avionët luftarakë perëndimorë për fitoren e Ukrainës. A do t’i sigurohen ata Ukrainës?

Jarmo Lindberg: Është e vështirë për mua të spekuloj nëse ata [ukrainasit] do t’i marrin ata avionë herët a vonë. Ky është një vendim i vendeve individuale perëndimore. Deri më tani, siç e dimë të gjithë, një vendim i tillë nuk është marrë nga Shtetet e Bashkuara apo vendet evropiane. E fundit ka qenë ndihma nga Polonia dhe Sllovakia me MiG-29 – gjë që i ka pasur… sepse ukrainasit i kanë pasur tashmë ata [avionë]. Pra, kjo është mënyra më e shpejtë për t’u dhënë atyre teknologji që dinë ta përdorin dhe [për të cilën] kanë pjesë të këmbimit, sistem të logjistikës.

Për çdo lloj të ri avionësh, do të duhet kohë për t’i trajnuar pilotët dhe madje edhe një ekuipazh më i madh i njerëzve të mirëmbajtjes.

Radio Evropa e Lirë: I kuptoj rezervat tuaja për kohën që do të duhej dhe gjithashtu vështirësitë logjistike… Megjithatë, pilotët ukrainas që janë trajnuar tashmë në Perëndim, po tregojnë përparim shumë të shpejtë dhe askush nuk e di vërtet se sa do të zgjasë kjo luftë. Marrë parasysh këtë, a është e imagjinueshme që, për shembull, Finlanda të mund t’i dhurojë Ukrainës avionët e saj luftarakë Hornet?

Jarmo Lindberg: Ka pasur shumë diskutime për këtë në Finlandë. Unë nuk jam në gjendje ta them nëse Finlanda do t’ia japë ata [Ukrainës] ose jo.

Radio Evropa e Lirë: Forcat mbrojtëse të Finlandës ka kohë që ndërveprojnë me NATO-n, por, megjithatë, a duhet të presim ndonjë bazë të re? A duhet të presim rritje të ushtrisë së përhershme profesionale?

Jarmo Lindberg: Finlanda ka ndërvepruar me NATO-n me dekada… kështu që ka [vetëm] disa procedura ndërveprueshmërie që duhen bërë me sistemet e komandës dhe kontrollit të NATO-s. Por, kjo nuk është një punë e madhe. Forca rezervë finlandeze përbëhet tashmë prej 280.000 [njerëzish]. Është më e madhe se e të gjitha vendeve të tjera nordike së bashku.

Kemi artilerinë më të madhe fushore në Evropë, së bashku me Poloninë. Ne kemi municione me saktësi, me rreze të gjatë, për të gjitha shërbimet: ushtri, marinë, forca ajrore. Kemi tashmë tanket kryesore të betejës – tanket kryesore të betejës Leopard – dhe kapacitete të blinduara… Plus, avionët e rinj luftarakë F-35. Pra, për aftësitë [tona] mbrojtëse, nuk nevojiten ndryshime dramatike.

Ne mund ta mbajmë shërbimin tonë të përgjithshëm këtu ku është, nuk duhet ta ndryshojmë.

Dhe, nëse flasim për bazat, atëherë së pari duhet të kemi diskutime se çfarë profili të NATO-s ka Finlanda, dhe këto diskutime po bëhen. Dhe më pas, kur të përcaktohet profili së bashku me NATO-n, mund të ketë detaje më të vogla, diskutime shtesë. NATO-ja tani është shumë e zënë me Ukrainën, pasi ka dislokuar shumë forca më afër Ukrainës, kështu që, ndoshta, kjo nuk është gjëja e parë që NATO-ja duhet të bëjë – të ketë një bazë këtu në veri – sepse nevoja më akute është ulur në jug, në Evropën qendrore.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë anëtarësimi i Finlandës në NATO për shpresat e Ukrainës për t’u anëtarësuar, por edhe të vendeve të tjera që gjithashtu synojnë NATO-n – për shembull, për Gjeorgjinë?

Jarmo Lindberg: Mendoj se nevoja më urgjente është që Suedia të anëtarësohet në NATO, sepse Finlanda dhe Suedia kanë pasur procese paralele të anëtarësimit dhe [anëtarësimi i] Suedisë nuk është ratifikuar nga Turqia dhe Hungaria. Pra, do të jetë e rëndësishme për Suedinë që të anëtarësohet përpara samitit të NATO-s në Vilnius, në muajin korrik. Dhe, pastaj, mendoj se Ukraina dhe Gjeorgjia [duhet të merren parasysh]. Unë nuk jam specialist në këtë proces. I takon më shumë udhëheqjes së NATO-s të analizojë dhe të ketë negociata shtesë, për gatishmërinë e vendeve dhe për kërkesat e NATO-s për anëtarësim.

Kur je në NATO, duhet të luash sipas rregullave të NATO-s. Pra, cilido qoftë procesi i NATO-s për një vend të ri, ai duhet të kalohet.

Radio Evropa e Lirë: Finlanda ka qenë e mbrojtur mirë edhe para se të bëhej anëtare e NATO-s. A keni ndonjë këshillë për vendet po aq të vogla – brenda fqinjësisë së Rusisë – që nuk u pëlqen të jenë nën ombrellën e NATO-s?

Jarmo Lindberg: Marrë parasysh historinë tonë, luftërat gjatë historisë sonë me Rusinë, më herët dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne kemi vazhduar të mbajmë rezerva, rekrutime të përgjithshme… edhe kur disa vende të tjera kanë hequr dorë nga armët e tyre, duke i shitur ato. Ne kemi qenë atje duke blerë armë të tepërta me një çmim më të lirë, sepse kemi dashur ta vazhdojmë mbrojtjen tonë tradicionale. Por, përveç tyre, kemi blerë edhe armë të nivelit të lartë, me rreze të gjatë dhe me saktësi – raketa për forcat ajrore, raketa për ushtrinë dhe raketa për marinën.

Pra, kjo do të ishte këshilla ime për çdo vend: Duhet të planifikoni paraprakisht dhe duhet të keni kapacitete për ta mbrojtur vendin tuaj, pavarësisht nëse jeni anëtar i një aleance ose jo.

Ju duhet të jeni në gjendje ta mbroni zonën tuaj dhe madje t’i ndihmoni të tjerët, nëse është e nevojshme, nëse mendoni se brenda aleancës dikush tjetër do t’ju ndihmojë. Nuk funksionon nëse nuk i ke kapacitetet në vendin tënd dhe i bashkohesh aleancës duke thënë: “Në rregull, dikush të na ndihmojë, sepse ne nuk i kemi bërë detyrat tona”.

Radio Evropa e Lirë: Si funksionon të qenët “shteti më i lumtur në botë” dhe të qenët gati për të shkuar në luftë kundër një fuqie bërthamore?

Jarmo Lindberg: Kjo po diskutohet këtu në Finlandë: Pse është viti i gjashtë me radhë që ne jemi “vendi më i lumtur në botë” [sipas Raportit Botëror të Lumturisë të Rrjetit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së]? Unë nuk e di. Mendoj se finlandezët janë njerëz shumë pragmatikë dhe të drejtpërdrejtë. Ju mund t’i besoni një finlandezi dhe fjalës së një finlandezi.

You Might Also Like

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Sveçla: Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve

Haradinaj thotë se, nëse vazhdohet kështu, më mirë të shkohet në zgjedhje

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

NATO stërvitje masive me nëndetëse në Mesdhe

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Rikthimi i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkan: Marrëveshjet për siguri dhe luftën kundër krimit të organizuar
Hajrullahu: Dokumentet e APK-së për UP-në nuk do të ngelin në sirtarë
Politiko: Samiti i Granadës pa rezultate, përpjekje të kota për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
Prindërit dalin kundër kushtit të Qeverisë së Kosovës për orët e humbura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?