By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve ishte i imponuar nga kërcënimet e Beogradit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve ishte i imponuar nga kërcënimet e Beogradit
Ballina 1Lajme

Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve ishte i imponuar nga kërcënimet e Beogradit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 12:53 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh.

Ai gjithashtu shprehu falënderimet e tij për policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

Megjithatë, kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij për atmosferën e frikësimit dhe shantazhit që ka ndikuar në daljen e qytetarëve në zgjedhje.

“Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri tutje uroi kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dhe i inkurajoi ata të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim.

“Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka shtuar Kurti.

Në zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore kanë marrë pjesë 1567 qytetarë apo 3.47 për qind, nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas rezultateve preliminare, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar në Leposaviq, derisa Erden Atiq, nga i njëjti subjekt politik ka fituar në Mitrovicën e Veriut. Në Zubin Potok, fitues ka dalë Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa në Zveçan, Ilir Peci, po ashtu nga ky subjekt politik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë

Abdixhiku nga Obiliqi premton pako për çdo familje

Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës

Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Kurti: 2024-ta vit i pasaportës sonë, 2025-ta vit i njohjeve

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Simpatitë tradicionale” dhe korrupsioni. Bullgaria nën kërcënimin e “botës ruse”

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Hoxhaj: Me rënien e regjimit të Assadit, Kosovës i hapet një mundësi e re
Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore
Rrusta për deklaratën e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme
Harris dhe Walz bëjnë fushatë së bashku, zotohen se do të “luftojnë për të ardhmen”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?