By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet bisedon me Vuçiqin, pret “takim konstruktiv” në Bruksel më 2 maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Chollet bisedon me Vuçiqin, pret “takim konstruktiv” në Bruksel më 2 maj
Ballina 2Rajon / Botë

Chollet bisedon me Vuçiqin, pret “takim konstruktiv” në Bruksel më 2 maj

Kosova Times
Last updated: 2023/04/27 at 9:29 PM
Kosova Times Published April 27, 2023
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se shpreson që do të ketë takim konstruktiv mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin (Aleksandar) Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit ShBA – Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin”, shkroi Chollet në Twitter.

Kjo deklaratë e Chollet të enjten, më 27 prill, vjen përderisa në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u bënë thirrje që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më 2 maj, në Bruksel, Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat po i zhvillojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar tashmë se në fokus të këtij takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Kurti ka thënë të martën për mediat se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga serbë, dhe përmbajtja e statutit nuk janë “edhe aq të njohura”.

Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ekipi Menaxhues, më 2 maj, do ta prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë dakorduar me një marrëveshje të arritur në Bruksel në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Negociatat do të vazhdojnë mes aktivitetesh të intensifikuara diplomatike të partnerëve perëndimorë, në radhë të parë të BE-së dhe ShBA-së.

Këto përpjekje rezultuan në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit – për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

You Might Also Like

Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë

Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?

Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave

Qyteti çek ku lindi dollari

Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë

Kosova Times April 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Spanja publikon listën përfundimtare për ‘EURO 2024’

Kosova Times Kosova Times June 7, 2024
Lewandowski thotë se mbetet te Barcelona edhe më tutje
Integrimi i suksesshëm i minoritetit serb në shtetin dhe institucionet e Kosovës nënkupton heqjen dorë nga projekti për formimin e Asociacionit
VIDEO: Ukrainasit sulmuan bazën e një prej njësive më elitare ruse uke i vrarë oficerët
Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?