By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut telashe nga mosvaksinimi i fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Maqedonia e Veriut telashe nga mosvaksinimi i fëmijëve
Ballina 2Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut telashe nga mosvaksinimi i fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2023/04/30 at 3:28 PM
Kosova Times Published April 30, 2023
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë asnjë vaksinë që nga lindja e tyre, thotë një raport i UNICEF-it i publikuar së fundi.

Në këtë raport theksohet se për dallim nga trendët botërorë, ku numri i fëmijëve të pavaksinuar është kryesisht në zonat rurale dhe të varfra, në Maqedoninë e Veriut ky numër është më i madh në mjediset urbane.

Maqedonia e Veriut për sa i përket përfshirjes së vaksinimit të fëmijëve ndodhet në nivelin e njëjtë me Bosnje Hercegovinën dhe Kirgistanin.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se mbeten të fokusuar në promovimin dhe edukimin e vazhdueshëm sa i përket përfitimit nga vaksinat, siç janë fushatat e përbashkëta me UNICEF-in dhe OBSh-në.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për nivelin e ulët të përfshirjes së fëmijëve të vaksinuar, kanë ndikuar fushatat kundër vaksinimit që po promovohen në rrjetet sociale duke vënë në dyshim cilësinë e vaksinave.

“Njerëzit më shumë u besojnë portaleve të ndryshme dhe OJQ-ve sesa shkencës dhe ligjit. Problemi këtu është dhe te mossanksionimi i atyre që pamundësojnë vaksinimin e fëmijëve. Çdo familje duhet të përballet me sanksione nëse nuk e vaksinon fëmijën. Kemi të bëjmë me vetëdijen e prindërve si faktor shumë i rëndësishëm”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut.

Përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se duhet gjetur modalitete që në sistemin e imunizimit të përfshihen fëmijët që për shkaqe të ndryshme kanë anashkaluar terminët për marrjen e vaksinave.

“Me rëndësi thelbësore është që prindërit ta kuptojnë rëndësinë e marrjes së dozave të vonuara ose të humbura të vaksinave për fëmijët e tyre. Në të njëjtën kohë, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet tona për t’i bërë vaksinat lehtësisht të disponueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitet e kaluara, të gjithë partnerët në vend kanë punuar në identifikimin e personave të pavaksinuar dhe jo të vaksinuar plotësisht dhe në lehtësimin e qasjes në vaksina”, vlerëson Goran Koçinski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Prindërit që janë kundër vaksinave të rregullta, nuk dëshirojnë të flasin para mediave. Ata në rrjetet sociale kryesisht mbrojnë qëndrimin se vaksinat janë me cilësi të dyshimtë.

Por, prindërit që i vaksinojnë fëmijët me rregull, shfaqin shqetësim për shkak të numrit të madh të fëmijëve të pavaksinuar pasi në këtë mënyrë mund të shfaqen pandemi që, domosdo do t’i prekin dhe fëmijët e tyre.

Ivana Nikollovska, nënë e një djali 4 vjeç, thotë se djalin e ka vaksinuar me të gjitha vaksinat dhe në asnjë moment nuk ka pasur dilema për sa i përket cilësisë së vaksinave. Për të është e pakuptimtë qëndrimi i prindërve kundër vaksinimit duke e ditur që, siç thotë,”vaksinat çrrënjosën më shumë sëmundje që ishin fatale në të kaluarën”.

“Unë djalin tim e kamë vaksinuar me rregull me të gjitha vaksinat… pasi besoj se duke u vaksinuar parandalohen shumë sëmundje. Falë vaksinave djali nuk u prek as nga fruthi dhe sëmundjet që i kalonin së kaluarës. Por, ja tani ato shfaqen për fat të keq, siç është fruthi(moribili) në kopshte ku shkon dhe im bir. Disa sëmundje që ishin çrrënjosur, për fat të keq kthehen te ne sërish pikërisht për shkak të prindërve që janë kundër vaksinave”, thotë Ivana për REL-in.

Në raportin e UNICEF-it theksohet se gjatë pandemisë së COVID-19 në të gjitha vendet e botës ka shënuar rënie niveli i vaksinimit të rregullt të fëmijëve si pasojë e presioneve të mëdha ndaj sistemit shëndetësor për kanalizimin e resurseve për imunizim me vaksinën kundër COVID-19, mungesës së punonjësve shëndetësorë dhe izolimit gjatë karantinës.

You Might Also Like

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times April 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OBSh thotë se Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Papa i ri, por qëndrime e vjetra: Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Takohet grupi koordinues për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës A.B / RTKlive
Veriut të Mitrovicës, prej nesër, i shtohet edhe dega e Postës së Kosovës
Kualifikim historik i Rahovecit para 2000 shikuesve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?