By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran
Ballina 2Rajon / Botë

Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 5:22 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Aktivistët nga organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut, Hengaw, kanë raportuar të hënën, më 1 maj, për raste të reja helmimi në shkollat për vajza në Iran.

Rastet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin e Kurdistanit, i cili është kapluar nga protestat përgjatë muajve të fundit.

Në vendlindjen e Jina Mahsa Amini, vrasja e së cilës nxiti protestat mbarëkombëtare në Iran, forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se kanë ushtruar dhunë ndaj nxënëseve.

Fillimisht nuk kishte asnjë informacion zyrtar lidhur me këto incidente në Iran, ku ka pasur trazira për rreth pesë muaj pa ndërprerje.

Në mbarë Iranin, nxënëset kanë marrë trajtim spitalor dhe mjekët thonë se bëhet fjalë për helmim me gaz. Mijëra raste të dyshuara janë regjistruar zyrtarisht nga autoritetet.

Disa prindër i kanë ndalur fëmijët e tyre nga shkollat për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i quajti këto incidente një “fushatë të koordinuar”.

Të premten, shërbimi i inteligjencës iraniane publikoi një raport përfundimtar mbi helmimet, duke arritur në përfundimin se nuk ka një rrjet të organizuar të autorëve të krimit. Shërbimi sekret argumenton se bëhet fjalë për histeri masive mbarëkombëtare.

Raporti i shërbimit të inteligjencës thekson se analizat e bëra gjetën kryesisht gjurmë të sprejit të piperit ose bombave me erë të keqe, në krahasim me substancat më serioze toksike. Prindërit dhe të afërmit e viktimave akuzuan autoritetet për dështim në mbrojtjen e fëmijëve.

Protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini përderisa ishte në mbajtje policore kanë shkaktuar krizën më të madhe politike në dekada në Teheran. Kritikët thonë se helmimet janë hakmarrje për demonstratat.

You Might Also Like

Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje

Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës

Momenti kur nje grup me hanxhar, thika dhe shkopinj metalikë shpërthejnë në përleshje jashtë dyqanit të qebapeve

Shikoni se si e priti Mbreti Charles Trumpin

Kremlini ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij për “fuqinë e butë” jashtë vendit

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin propozoi përhapjen e propagandës shtetërore ruse në Afrikë

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Start-up pretendoi se pajisja e tyre shëron kancerin. Pastaj njerëzit filluan të vdisnin
Peter Szijarto: Vendimi i Polonisë është patetik dhe fëminor
Aksident me fatalitet në afërsi të Bllacës, ndërron jetë një 17-vjeçar
Gërvalla: Zvicra mbështetëse e proceseve historike të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?