By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita e punëtorëve shënohet me protesta në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dita e punëtorëve shënohet me protesta në Kosovë
Ballina 1Lajme

Dita e punëtorëve shënohet me protesta në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 8:33 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Grupe punonjësish të sektorit privat në Kosovë protestuan të hënën në Prishtinë duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Partia Socialdemokrate e Kosovës ndërkaq akuzoi qeverinë për injorim të kërkesave dhe të të drejtave të punëtorëve.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik, bëri thirrje në ditën ndërkombëtare të punëtorëve për rritje të pagës minimale, nënshkrim të marrëveshjes kolektive, trajtim të barabartë me punonjësit e sektorit publik, rritje të numrit të inspektorëve të punës si dhe krijim të një fondi për ata që humbin jetën në vend të punës.

“Nuk do të ju lusim më. Qeveri e nderuar të mirat që u kemi dhënë juve sipas të gjitha gjasave tani e tutje do t’i përfitojë dikush tjetër. Momenti i fundit që e keni humbur ju dhe ne, shpëtoni atë çfarë mund të shpëtohet përndryshe realiteti është realitet – në vitin 2021 dhe 2022 na kanë ikur nga Kosova mbi 100 mijë punëtorë si këta që kemi përballë”, tha kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Shoqata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” nëpërmjet një parakalimi në qendër të Prishtinës, shprehu pakënaqësinë me siç u tha, trajtimin e pabarabartë të punonjësve dhe shkallën e lartë të papunësisë në vend.

“Puna jashtë orarit, puna pa kontrata, paga minimale prej 170 eurosh, vendet e pasigurta të punës, vdekjet, abuzimet, krimet seksuale nuk janë simptoma të një sistemi të keqmenaxhuar, përkundrazi janë pjesë e një sistemi të mirëdizajnuar i cili mbahet e rritet përmes pabarazisë, shtypjes dhe dhunës”, tha Bjeshka Guri nga kjo shoqatë.

Brikena Hoxha nga Nisma e Kosovës për Stabilitet tha të hënën se ndër sektorët me më së shumti probleme janë gastronomia dhe hoteleria. Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media, gjatë së cilës u njoftua për themelimin e shoqatave sindikale për këta dy sektorë, në bashkërendim me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“Ne besojmë që me formalizim, me ofrim të kontratave të punës, me trajtim të dinjitetshëm në punë, punëtorët e të rinjtë e Kosovës do të qëndrojnë në Kosovë dhe do të kenë perspektivë dhe do të ketë një zhvillim ekonomik edhe më të mirë”, tha ajo.

“Punëtori në Kosovë është llogaritur si vegël dhe jo si aset, pagat janë të mjerueshme e minimale, punëtorëve duhet t’u paguhet djersa, ta kenë një pagë të dinjitetshme që ta mbajnë veten dhe familjen. Duhet të punohet me qeverinë e Kosovës në vazhdimësi që nëpërmjet inspektorëve të punës të u krijohen kushte sa më të mira për punë me qëllimin e vetëm që të arrihet produktivitet”, tha nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Selatin Sadiku.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë të vitit 2022 papunësia në Kosovë është afër 17 për qind, një rënie në krahasim me vitin 2021 kur shkalla e përgjithshme e papunësisë ishte mbi 20 për qind. Ndërkohë të punësuarit vazhdojnë të përballen me probleme të trashëguara si mungesa e sigurisë në punë dhe paga e ultë minimale, më e ulta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

MSh: Fillon transformimi rrënjësor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, 2.1 milionë euro investime në shërbim të qytetarëve

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
Baerbock: Vendimi i ShBA-së për me armë rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm
Mbyllet me humbje “drama” e Bukureshtit, Kosova nuk reziston me 10 lojtarë, europiani largohet
FC Prishtina Futsal në zi, ndërron jetë trajneri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?