By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulimi britanik: Rusia, përpjekje për të forcuar kufirin e Krimesë veriore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zbulimi britanik: Rusia, përpjekje për të forcuar kufirin e Krimesë veriore
Rajon / Botë

Zbulimi britanik: Rusia, përpjekje për të forcuar kufirin e Krimesë veriore

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 9:04 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se ekzistojnë imazhe satelitore që tregojnë se Rusia “ka bërë përpjekje të posaçme” për të forcuar kufirin verior të rajonit të pushtuar prej saj, Krimesë, përfshirë krijimin e “një zonë mbrojtëse me shumë shtresa, pranë fshatit Medvedevka”.

Në raport thuhet gjithashtu se Rusia ka hapur “qindra kilometra llogore brenda territorit rus të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë në rajonet Belgorod dhe Kursk”.

Sipas ministrisë britanike të Mbrotjes llogoret tregojnë, se Rusia është e shqetësuar se Ukraina mund të shënojë “një përparim të madh”. Megjithatë, thuhet në raport, një pjesë e punës së kryer “ka të ngjarë të jetë urdhëruar nga komandantët lokalë dhe udhëheqësit civilë, në një përpjekje për t’i dhënë zë qëndrimeve zyrtare, se Rusia po kërcënohet nga Ukraina dhe NATO”.

Shtëpia e Bardhë vlerësoi të hënën se ushtria ruse ka pësuar në pesë muajt e fundit 100,000 të vrarë ose të plagosur në mesin e saj, në luftimet kundër trupave të Ukrainës në rajonin e Bakhmutit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpisë së Bardhë John Kirby, u tha gazetarëve se shifra, bazuar në vlerësimet e zbulimit amerikan, përfshin më shumë se 20,000 të vdekur, gjysma e tyre nga grupi ‘Wagner’. “Ofensiva në Bakhmut ka ngecur e ka dështuar”, tha zoti Kirby.

Ndërkohë të dielën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se si pasojë e sulmeve ruse, në të gjithë vendin janë vrarë të paktën 477 fëmijë dhe plagosur rreth 1000 të tjerë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Shumica e rasteve janë dokumentuar në rajonet Donetsk dhe Kharkiv, ku respektivisht janë vrarë ose plagosur 452 dhe 275 fëmijë. Në raportin e publikuar në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’, thuhet se numri i viktimave në mesin e fëmijëve pritet të jetë më i lartë, pasi shifra aktuale nuk përfshin të dhëna nga territoret e pushtuara nga Rusia ose ku përplasjet e armatosura në terren mes palëve, janë ende në vazhdim.

You Might Also Like

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundojnë takimet në Bruksel

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Vuçiç takim me Macron dhe Scholz javën e ardhshme: Nuk ka dorëzim!
FSB hapi një çështje kundër një gazetari të CNN për punë nga Suja
Trepça pëson humbje të thellë nga Ludwigsburg
Opozita zotohet se do ta ndryshojë sistemin politik turk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?