By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rubio për sanksionet kundër Rusisë: Presim një njoftim sot, lajmet mund të jenë pozitive
August 6, 2025
Skandali i Epstein po përhapet. Letrat e publikuara të shkruara atij nga të pasurit dhe të famshmit
August 6, 2025
Prattipati: Bllokimi politik minon demokracinë në Kosovë
August 6, 2025
Sulmohet gjyqtari Baleci, reagon KGJK-ja
August 6, 2025
Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për mashtrim me shitblerje të veturave
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel
Ballina 1Lajme

Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 7:33 AM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar tashmë se thirrjes së përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për këtë takim, i janë përgjigjur pozitivisht të dy liderët.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dështimi për t’i zbatuar ato, do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja.

BE-ja konfirmon agjendën e takimit të 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiqit

Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Pas këtyre dy temave do të shihet se sa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

BE-ja i ka shmangur përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth shkeljes së mundshme të marrëveshjes që ka bërë Serbia, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

BE-ja vetëm ka përsëritur se palët “duhet të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që keqësojnë situatën dhe atmosferën për përparimin e dialogut“.

“Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për t’i zbatuar obligimet”, ka thënë Stano.

Marrëveshja Bazë nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Ajo, po ashtu, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Marrëveshja, e cila është njohur më herët edhe si propozimi evropian, ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar javën e kaluar edhe me Kurtin, edhe me Vuçiqin në lidhje me takimin e sotëm dhe ka shfaqur shpresën se palët do të jenë konstruktive.

 

You Might Also Like

Prattipati: Bllokimi politik minon demokracinë në Kosovë

Sulmohet gjyqtari Baleci, reagon KGJK-ja

Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për mashtrim me shitblerje të veturave

Reagon Hoti: Ndarja e buxhetit të RTK-së në 2021 ishte plotësisht ligjore

Prangosen gjashtë persona, sekuestrohet drogë 18 mijë euro

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Aktori hollivudian akuzohet për tentativë vrasjeje: Theri me thikë ish të dashurën e tij, tentoi të ikte në Meksikë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Lituania shpall mbi 1.000 rusë e bjellorusë si rrezik për sigurinë kombëtare
Seregina: Rusia arriti të pushtojë Serbinë pa gjuajtur
Pula: Fondi Sovran, “dalje nga qorrsokaku” për ekonominë e Kosovës
Haziri: Protesta e 7 gushtit, në mbrojtje të Republikës e vlerave të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?