By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gafa dhe keqardhje në Tel Aviv, Shqipëria dhuron fitoren dhe vendin e parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Gafa dhe keqardhje në Tel Aviv, Shqipëria dhuron fitoren dhe vendin e parë
Sport

Gafa dhe keqardhje në Tel Aviv, Shqipëria dhuron fitoren dhe vendin e parë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/24 at 10:41 PM
Kosova Times Published September 24, 2022
Share
SHARE

Shuhet ëndrra për të bërë ndoshta hapin më të madh në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja Shqiptare dështon në misionin për të siguruar vendin e parë në grupin përkatës të Ligës së Kombeve ku përjashtimi i Rusisë u duk si një asist për skuadrën e drejtuar nga Edoardo Reja por dritaren më prestigjioze, atë të divizionit A e ka hapur Izraeli që mundi 2-1 kuqezinjtë edhe në “Bloomfield Stadium” duke përfituar nga gafa e Hysajt e rastet e humbura të Armando Brojës.

Barazimi i përkohshëm i Uzunit mund të konsiderohet nota më e bukur e mbrëmjes kuqezi ulje-ngritjet e skuadrës së Rejës që u ndez vetëm pas shënimit të golit në minutën e 88-të por pësoi sërish me një tjetër gafë, atë të Mihajt në kohën shtesë.

Një Shqipëri jo shumë e qartë në Tel Aviv ku skuadra ndryshoi shumë, nuk kishte vazhdimësi ndërsa Edoardo Reja ishte i paqartë me ndërrimet që e bënë edhe më kaotike situatën për një skuadër që e nisi ndeshjen me rreshtimin me 4 në mbrojtje dhe e mbylli me 3 e për më tepër la në stol për më shumë se 60 minuta një lojtar krijues si Nedim Bajrami.

Sa pranë golit ishte në dy raste Armando Broja ndërsa Ylber Ramadani i toleroi sërish vendasit që nga ana e tyre bënë ndeshjen e zakonshme, duke nisur që nga vërshëllimat në momentin e himnit, provokimet e vazhdueshme dhe deri tek goli që lindi nga këmbët e Elseid Hysajt dhe vula që i vendosi ndeshjes Mihaj me një tjetër gafë që ndali entuziazmin e Shqipërisë me 6 minutat e shtesës ku shpresonte të shënonte edhe një gol tjetër.

Gabimi i mbrojtësit të Lazio-s favorizoi izraelitët që ndryshe nga Broja, e shfrytëzuan rastin dhe u zvarritën në fushë sa herë iu dha mundësia për ta vonuar lojën.

Humbje që e mban Shqipërinë në vendin e fundit të grupit B2 me 1 pikë duke bërë që ndeshja e fundit me Islandën pas tre ditësh të jetë thjesht sa për statistika pasi asnjë prej dy skuadrave nuk rrëzohet në divizionin C.

Izraeli, përveç faktit që edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luajë me kombëtaret më të forta të kontinentit, siguron edhe biletën e finales katërshe play-off për një biletë në Euro 2024.

You Might Also Like

Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian

Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kosova Times September 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
120 kopje të Kushtetuës para Kuvendit – YIHR kërkon respektim të saj
Rashiq: Asociacioni do të jetë sfidë e mëdha për serbët e Kosovës
ShBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën
Një kompleks anti-ajror u instalua në qendër të Moskës!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?