By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”
June 28, 2025
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative
June 28, 2025
Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Sado i vështirë, dialogu është zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hill: Sado i vështirë, dialogu është zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 2Rajon / Botë

Hill: Sado i vështirë, dialogu është zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 4:59 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Ndonëse procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejet i vështirë, e vetmja zgjidhje mbetet që të dy palët t’i vazhdojnë bisedimet. Kështu deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë konferencës “Sfidat rajonale të sigurisë”, e cila është organizuar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Qendrës për Arsimim Politik.

Duke përshëndetur përpjekjen e ndërmjetësuesve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hill theksoi se tensionimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në dëm të të gjithë rajonit.

“Mendoj se tensionet dhe konflikti kanë ndikim në të gjitha vendet e rajonit dhe ajo që do të doja të shihja është një lloj përmirësimi ose të paktën ulje të tensioneve”, theksoi ai.

Ndërkaq, në pyetjet e të rinjve rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ambasadori Hill tha se për këtë duhet investuar në ngritjen e besueshmërisë mes dy komuniteteve.

“Dy çështje janë me rëndësi kruciale: besimi te komuniteti ndërkombëtar dhe qartësia ndaj qytetarëve për sa i përket asaj se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen”, u shpreh Hill.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në konferencën "Sfidat rajonale të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor", Shkup, 3 maj 2023.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në konferencën “Sfidat rajonale të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, Shkup, 3 maj 2023.

“Një vend që ka probleme me korrupsionin, ka institucione të këqija”

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Hill tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten të fokusuara në luftën kundër korrupsionit, pasi kjo dukuri i bën të paqëndrueshme institucionet e këtyre vendeve.

“Nuk ka gjë më të keqe se korrupsioni. Një vend që ka probleme me korrupsionin në fakt ka institucione të këqija. Mundohuni të bëni diçka për këtë, por punoni në institucionet që lehtësojnë [luftimin] e korrupsionit. Zgjidhni njerëz të mirë mbi ata të këqij. Kështu do të keni institucione më të mira që do të përballen me luftën kundër korrupsionit”, tha Hill.

Ambasadori i ShBA-së para të rinjve u fokusua dhe në rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si në aspektin e zhvillimit ekonomik ashtu dhe në atë të sigurisë.

Ai nënvizoi se asnjë shtet nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por e gjithë mençuria qëndron në faktin që udhëheqësit politikë të gjejnë mënyra për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet, dhe i gjithë fokusi të vendoset në interesat e përbashkëta, duke potencuar në këtë rast nismën Ballkani i Hapur.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut t’u bëjë ballë sulmeve kibernetike.

Duke iu referua rritjes së ndikimit rus në Ballkan, ambasadori Hill shprehu bindjen se udhëheqja aktuale ruse e ka çuar, siç tha ai, “civilizimin në pyll” .

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Takimi “një herë në gjeneratë” në Paris, disa anëtarë të BE-së të pakënaqur sepse nuk ishin të ftuar

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ushqimor
Serbët e arrestuar në Gjermani: Policia zbuloi një plantacion marihuane
Franco Foda, trajneri i ri i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?