By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një pjatë e ngopshme që do ta shijoni
January 11, 2026
Gati në 10 minuta: Një recetë salce e bardhë me 4 përbërës që shkon në mënyrë perfekte me makaronat
January 11, 2026
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritikohet kërkesa e BE-së për djegien e mandateve për kryetarët në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kritikohet kërkesa e BE-së për djegien e mandateve për kryetarët në veri
Ballina 1Lajme

Kritikohet kërkesa e BE-së për djegien e mandateve për kryetarët në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/06 at 4:58 PM
Kosova Times Published May 6, 2023
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjitha procedurat lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, duke i hapur rrugë konstituimit të institucioneve lokale në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ndërkohë, kërkesa e BE-së për djegien e mandateve të kryetarëve në veri, kritikohet nga njohës të çështjeve ligjore.

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, mbledhja inauguruse e Kuvendit Komunal duhet të mbahet brenda 15 ditëve pas certifikimit të rezultatit, ndërsa katër kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës duhet të bëjnë betimin e tyre deri më së largu 28 maj. Kjo pasi ligji specifikon se “Kryetari që dështon të japë betimin brenda një muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin”. Disa kryetarë të komunave veriore kanë deklaruar se do të bëjnë betimin jashtë objektit të komunës. Kjo nuk është ligjore, thotë njohësi i çështjeve kushtetuese Kadri Kryeziu.

“Unë po dëgjoj se jo do të jepet betimi jashtë objektit, etj, etj. Këto kanë ndodhur vetëm në kohën e revulucionit francez, kur janë quajtur disa komuna malore d.m.th., këto ndodhin vetëm në raste të jashtëzakonshme, në raste të luftës. Këto zgjedhje, nuk kanë legjitimitet bile as legalitet dhe janë humbje kohe edhe financiare edhe politike. Por duhet të mbahen zgjedhje të rregullta, të lira edhe të pavarura që prodhojnë efekte në ngritjen e institucioneve respektive me legjitimitet dhe legalitet të plotë”, tha Kryeziu për Radio Kosovën.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore të djegin mandatet e tyre. Por, qasja e BE-së kritikohet nga njohësi i rrethanave ligjore, Mazllum Baraliu. Ai thotë se ishte vetë BE-ja ajo e cila ditë më parë deklaroi se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat veriore dhe tani kërkon djegien e mandateve. Kjo, sipas tij është kontradiktore.

“Unë e vlerësoj me keqardhje si një turbullirë politike  dhe kontradiktore në mes të zyrtarëve kryesor të BE-së. Pse? Sepse para disa ditësh përfaqësuesit e shteteve të Kuintit janë deklaruar se do t’i njohin këto zgjedhje dhe rezultatin e tyre pa marrë parasysh se kush merr pjesë në to dhe kush jo. Ndërkohë që një përfaqësues i tyre del sikur të jenë këto politika private dhe deklaron se do të ishte mirë që në një mënyrë apo tjetër këto zgjedhje të përsëriten për të nënkuptuar se kinse nuk mund të kenë legjitimitet”, tha Baraliu për Radio Kosovën.

Kërkesën e Bashkimit Evropian për djegien e mandateve të kryetarëve të katër komunave veriore e kanë kritikuar edhe kryetarët e sapozgjedhur. Ata kanë thënë se nuk do të merren me deklaratat e emisarëve, të cilët sipas tyre, po shkelin të drejtat e njeriut.

You Might Also Like

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Kosova Times May 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të furnizojnë Ukrainën me raketa lundrimi me rreze të gjatë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Mrika Nikçi publikon videon e sulmit seksual ndaj saj
Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025
Vendet evropiane që janë më të lirat për të studiuar
Trajneri i PAOK-ut sulmoi vetë disa tifozë të AEK-ut dhe u ndëshkua rëndë, mori një pezullim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?