By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Syzet e Macron nxitën një trend global: Aksionet e prodhuesit u rritën me 3.5 milionë euro, dhe ja sa kushtuan ato
January 22, 2026
Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e gjatë dhe mjaftë sfiduese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e gjatë dhe mjaftë sfiduese
Ballina 1Lajme

Analistët: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e gjatë dhe mjaftë sfiduese

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 8:38 AM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

9 Maji – Dita e Evropës shënohet sot edhe në vendin tonë. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova në vazhdimësi ka lëvizur në drejtim të integrimeve evropiane, çka edhe janë synimet e saj. Megjithëkëtë, njohës të procesit të integrimeve evropiane, vlerësojnë se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë është e gjatë dhe mjaftë sfiduese.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950, me të cilën kryediplomati i Francës, Robert Schuman, i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet e qymyrit dhe çelikut, vlerësohet si nisma themeltare e krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Data 9 maj është shpallur dhe festohet si Dita e Evropës, që nga vitit 1985, kur në Samitin e Milanos, krerët e BE-së morën vendim të tillë.

Që nga shpallja e pavarësisë, Dita e Evropës shënohet edhe nga Kosova, e cila synon integrimet dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Me qëllim të përafrimit, Kosova dhe Bashkimi Evropianë nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në tetor të 2015-tës. Në maj të 2022-tës, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa, në dhjetor të të njëjtit vit aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për Radio Kosovën, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se Kosova është larg integrimit evropianë. Edhe marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE- është proces i vështirë, thotë Arifi, që këtë e ndërlidhë edhe me shtetet mosnjohjëse.

“Aplikimi i Kosovës ende nuk do të jetë prioritet, për shkak të mosmarrëveshjeve politike apo mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropianë. Kjo e komplikon komplet situatën. Kosova në parim i plotëson kushtet për të pasur statusin e vendit kandidat. Por, për tu integruar në BE, rruga është shumë e gjatë. Kemi të bëjmë edhe me zbatimin e ligjeve”, tha ai.

Edhe politologia Arta Tahiri-Beqa, thotë se Kosova është larg integrimit në Bashkimin Evropianë dhe organizata tjera evropiane.

“Për momentin, fatkeqësisht, nga të gjitha shtetet e Ballkanit, Kosova qëndron më së largu në fushën e integrimeve, apo të arritjeve reale drejt integrimit evropianë. Ne e festojmë Ditën e Evropës. Jemi pothuajse nga ato pak shtet që edhe e festojmë edhe nuk punojmë këtë ditë, por që, fatkeqësisht jemi shumë larg procesit të integrimit evropianë”, tha Tahiri-Beqa.

Ndonëse Kosova është larg me integrimet evropiane, për shkak edhe të pengesave politike, 9 Maji – Dita e Evropës shënohet si festë zyrtare.

You Might Also Like

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit

Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Partia katalanase Junts i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Escobar dhe Lajçak diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
ShBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj
“Lule kundër luftës”: Refugjatja ukrainase hap ekspozitë në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?